HW

Gili flet për emrin e saj të vërtetë, ja pse nuk e ndryshoi emrin origjinal!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kush nuk e mban mend hitin “Xixëllonja” të kënduar nga Gili në Festivalin e Dhjetorit në vitin 1995!

E ftuar në “E Diell”, në “makinën e memories” si simbolikë për të gjitha këngët e saj ndër vite, Gili foli për emrin e saj origjinal Fevzije Konushevci.

“Jo vetëm që nuk e kam pasur problem, por e kam respektuar gjithmonë sepse ma kanë vendosur prindërit e mi, e kam për krenari” është shprehur këngëtarja.

Mobi Casa

“Madje kur jepja mësim në fakultet në lëndën e gjuhës shqipe, të gjithë studentët më thërrisnin prof. Fevzije ndërsa në skenë zgjodha të më quanim Gili jo vetëm se më përshtatej më shumë, por edhe sepse është dhe më e lehtë për t’u mbajtur mend ” ka sqaruar ajo.

Këngëtarja e cilësuar si barbie kukulla e skenës shqiptare për shkak të stilit unik në veshje, tha ndër të tjera se e kanë quajtur kështu sepse ka dashur gjithmonë të japë imazhin e vajzës së përrallave, të mirë, të butë që e duan familjarët.

“Barbie kukulla nuk ka qenë paragjykim për mua, por vlerësim” ka sqaruar Gili.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.