RCCOLA

Gili e kënaqur me “Shpejt Festove”

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Videoprojekti i ri i quajtur “Shpeht Festove” i këngëtares Gili po thyen rekorde duke u prirë toplistave në radiotelevizionet në vend. Mbase kënga duet e sjellë bashkë me Astrit Mulajn po mirëpritet në publik dhe Gili po ndjehet mjaftë e lumtur që kënga po bëhet një hit veror.

Eco Higjiena

“Shpejt Festove” sipas Gilit trajton një tematikë dashurie, ku Ilir Berani në mënyrën e vet ka thurur një tekst të jashtëzakonshëm që i përshtatet çdo vesh dëgjuesi. “Jam shumë e lumtur që dueti me Astritin po pëlqehet në publik. Tekstin dhe komponimin e ka realizuar Iliri, ndërsa orkestrimi është nga Florent Boshnjaku. Kemi bërë një punë mjaftë të madhe në këtë projekt, por mendoj se po i’a vlen mundi sepse me të vërtetë kënga po del të jetë shumë e suksesshme. Falënderoj të gjithë bashkëpuntorët dhe adhuruesit e këngës sime”, ka thënë ajo për “Zëri”.