Uji Dea

Giffoni mbanë ligjëratë në fshatin Mihir dhe u premton rrugë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ambasadori italian Michael Giffoni ka qëndruar të mërkurën në fshatin Mihir, (lagje e Bresalcit) të Gjilanit ku ka mbajtur një ligjëratë në shkollën fillore “Vesel Muja”. Giffoni pos që ka folur për rolin e BE-së ai nxwnwsve tw kësaj shkolle u ka premtuar se do t`ua asfaltoj rrugën e gjatë 300 metra.

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë në kuadër të projektit të sajë “Ambasadorët e shteteve të BE-se mbajnë ligjëratë në shkollat e ndryshme të Kosovës”, të mërkurën kanë qëndruar në fshatin Mihir të Gjilanit.

Ambasadori italian Michael Giffoni është pritur ngrohtësisht nga nxënësit dhe personeli mësimor dhe ka mbajtur një ligjëratë me temën “Integrimet Evropiane”.

Këtë radhë në bashkëpunim me MASHT-in zyra e BE – së ka përzgjedhë shkollën nëntëvjeçare “ Vesel Muja” në Mihir derisa referues ishte ambasadori Italian Michel Giffoni tha për rajonipress Ajvaz Beqiri drejtor i shkollës.

Giffoni u ka mbajtur ligjëratë nxënësve të klasave të teta dhe të nënta me temën: “Evropa dhe integrimet evropiane”

Ndryshe ambasadorit Giffoni i është bërë një pritje shumë e mirë dhe modeste nga personeli, këshilli i prindërve dhe vetë nxënësit tha Beqiri.

Ambasadori është njohur nga afër me nevojat e shkollës sonë dhe Komunitetit të këtushëm, personalisht ka marr mbi vete obligim që do diskuton me Kryetarin e komunës Qemajl Mustafa për asfaltimin e rrugës së shkollës e gjatë jo më shumë se 300 metra.

Mobi Casa

Giffoni është prekur kur e ka parë rrugën në një gjendje të mjerueshme dhe kjo ishte arsyeja që ai premtoj se kjo rrugë shumë shpejt do të finalizohet tha Beqiri.

Beqiri tha se e ka falënderuar ambasadorin Giffoni dhe mbesim me shpresë që premtimi i tij për asfaltimin e rrugës do realizohet këtë vit.

Ambasadori Giffoni ndërkaq para nxënësve ka bërë një prezantim mbi zanafillën e kontinentit të Evropës. “Koncepti kyç i BE – së mbetet të jetë unifikimi i shteteve të Bashkimit Evropian përmes rrugës së dialogut dhe paqes assesi konflikteve si në të kaluarën”.

Në pyetjen e bërë nga nxënësit e shkollës drejtuar Giffonit “se çfarë duhet të plotësoj shteti i Kosovës për të qenë pjesë e BE-se” ambasadori ka sqaruar se janë dy lloj faktorësh kyç që shoqëria kosovare duhet t`i përmbush . E para sipas tij është komponenta e shumë çështjeve teknike ku përfshihen një mori rregullash që nga aspekti më i lartë politik dhe deri te organizimi më i ulët i tregetis së lirë psh. prodhimin e patateve …etj dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që është duke vazhduar edhe gjatë këtyre ditëve mes dy kryeministrave të dy vendeve që duhet të gjejnë zgjedhje për mospajtimet e caktuara.

Ambasadori italian ka shtuar se BE-ja ka marr disa vendime të rëndësishme në Samitin e mbajtur në Selanik në qershor të vitit 2003 ku ju dha viza e gjelbër drejt BE-se ish shteteve të Jugosllavisë përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Ambasadori në fund ka porositur nxënësit e kësaj shkolle që ata të kontribuojnë sepse ata janë faktori potencial që duhet dhenë kontributin e tyre në çdo aspekt për të përshpejtuar integrimin e Kosovës në BE./rajonipress/