RCCOLA

Gëzuar e Zoti ju bekoftë të gjithëve, por jo vetëm për një ditë!

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Arbër Ismajli – Sa shpejt na vije kjo ditë, kur mesazhet shpërthejnë në katër anët dhe shpërndarja e tyre bëhet edhe pa liberalizim duke kaluar kufij e kufij anë e mbanë botës. Rregull ky që po thuaj prekë ç`do kë e kur të jetë fjala për kufijtë kjo na prekë vetëm ne kosovarët! Ditë interesante, ku si xhelati ashtu edhe viktima urojnë dhe që të dy e kanë me seriozitet, ditë e veçante ku edhe i mashtruari i mbyllë sytë dhe bëhet që s`po e kupton mashtrimin dhe e falë “mbretin” për përrallat e tija thumbuese, por me shpresë që po lindë një fillim i ri.

Në këtë ditë që sikur duket që për ca orë zhduken edhe kufijtë social dhe nata hapë rrugët festive për ta sjellur ditën e pare të një viti që si ai i shkuari vije me plotë halle por edhe me shpresa për ditë më të bardha. Interesante por gjithnjë, në fund të vitit më paraqitet ndjenja për llogaridhënie, për të realizuarën në vitin që lëmë pas por edhe për sfidat që më presin. Përveç shumë gjërave të bukura, të realizuara në këtë vit, satisfaksion i vërtetë për lëshimet apo kënaqësi e jashtëzakonshme për sukseset në rrugëtimin tonë që s`mundë ta quaj vetëm sukses ngase u shoqëruar edhe me sfida të shumta e që s`na lënë që me krenari t`i duartrokasim e ta mbyllim storien e një viti me bilanc pozitiv. Jemi dëshmitar të asaj që shpesh herë euforia e të arriturave na bënë të largohemi nga ballafaqimi me problemet por duhet të mësohemi dhe ta bëjmë rutinë të jetës qëllimin e mire për të menduar të bërit mire për familjen, miqtë dhe rrethin tone shoqërorë.

Është për t’u habitur, 364 ditë jetojmë me halle se a do arrijmë t’i lidhim muajt njëri me tjetrin me pagat e mjerueshme që i marrim, gjatë tërë vitit lutemi që mos të sëmuremi se e kemi një sistem shëndetësorë akoma jo mjaftueshëm funksional, jetojmë me krahët në vesh, si thotë populli, se vallë politikanët mos po bëjnë ndonjë deklaratë patriotike e mbrëmjet i kalojmë para ekraneve televizive duke pritur mos vallë Europa po na largon vizat ngase fillimvitin e kishim me lajme për fluksin e madh të të rinjve që e braktisin këtë shtet, aq sa imazhet e tilla na bënë të ndjehemi si emigrant në trevat tona shekullore!
Është për t’u habitur, apo jo?! Lëre që vetëm një ditë në vit dëshirojmë e urojmë diçka, por edhe këto dëshira e urata i bëjmë sikur do na i sjellë baba dimri e ne nuk ka nevojë të lëvizim fare.

Sot, unë nuk do të kisha dashur të bëj urata e dëshira nga këto klasiket që po bëhen gjithandej, por, shpresoj dhe uroj që në vitin që pason pikë së pari të përvishemi e të punojmë që ç`do ditë të jetës ta bëjmë festë, të punojmë që qytetari ynë të ndjejë të mirat që mund t`ja falë shteti ngase ato të mira janë mu nga djersa e tij dhe meriton ç`do njëri të jetoj dinjitetshëm në këtë vend për lirinë e të cilit u dha shumë, e kjo shumë më së shumti i takon popullit ngase ai është aksionari kryesor i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së kësaj toke të bekuar të Shqipërisë së vjetër.

Shpresoj dhe uroj që Kosova jonë të bëhet vend i fortë që vepron e frymon e jo vend i fjetur.

Shpresoj dhe uroj që vendi ynë të marr rrugën e zhvillimit dhe të hapim perspektiva që më mos t`na përsëriten skenat trishtuese të migrimit që na përcollën në fillimin e vitit që po e lëmë pas. Shpresoj dhe uroj të jemi më të ndërgjegjshëm e më të kujdesshëm ndaj atyre që na besuam dhe në rrugëtimin tonë të ecim drejtë në realizmin e qëllimeve tona të përbashkëta si shoqëri e duke mos harruar për asnjë moment kontributin e madh të njerëzve që bënë që ne sot të të festojmë të lirë. Shpresoj dhe uroj të jemi më të drejt, më të sinqertë e më të afërt me njëri tjetrin, që të kemi dashuri në mesin tonë.

KKGJILAN

Shpresoj dhe uroj që të krijojmë politikë shëndetësore që do u shërbejë njerëzve. Shpresoj dhe uroj që 364 ditë të jemi vigjilent, aktiv dhe produktiv e të kemi ideale e vlera, e jo ti llogarisim përfitimet personale.

Shpresoj dhe uroj të jemi më të ndërgjegjshëm për kualitetin e arsimit që e marrin fëmijët tanë, e jo vetëm të dëshirojmë e urojmë që ata të bëhen të suksesshëm.

Shpresoj dhe uroj që në fund të këtij viti ta bëjmë bilancin e tërë atyre gabimeve që na kanë kushtuar shumë, qoftë si individë qoftë si shoqëri, dhe të mundohemi të njëjtat ti eliminojmë, dhe krejt në fund, si njeri që identifikohem me vizionin rugovian, uroj që LDK-ja jonë të veproj e forte dhe e unifikuar të vazhdoj proceset e rëndësishme të vendit pa pasur nevojë për patarica të ledhatoj ata që thërrasin për trazira, pra militantet e ekstremit të majtë të cilët “natën të vrajn e ditën të qajn”, por si forcë e vërtetë LDK ç`do ditë të reflektoj shpirtin e drejtë rugovian me qëllime mirë të artikuluara e duke besuar thellë në Zot, familje dhe atdhe!
Miqtë e mi,

Urimi më i mirë për këtë fundvit, do të ishte që fjalët e bukura, falënderimet e përqafimet të mos ishin vetëm për një ditë, do doja që ato të zëvendësoheshin me një harmoni në mes të “fortve” dhe njerëzve me nevojë dhe lus Zotin që kjo të ndodhë me mirëkuptimin e të parëve! Dua që praktika e sotit, në kërkim të emrave në listën telefonike për të dërguar një mesazh urimi të zgjas përjetësisht e mos të mbetet asnjeri i harruar ngase vetëm të humburit kërkohen! Unë mendoj se duhet të shkundemi nga këto praktika dhe të jemi të vërtetë jo vetëm një ditë, por të kërkojmë dhe të mbrojmë të drejtën në ç`do sekondë të jetës ngase kjo nuk kërkon “revolucion”

Gëzuar e Zoti ju bekoftë të gjithëve, por jo vetëm për sot!
Miqësisht, Arbër R. Ismajli