FIDANISHTJA

Gëzuar ditën idealistëve më produktiv në shoqëri, urime 7 marsi dita e Mësuesit shqiptar

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të dashur mësues e mësuese, profesorë, kolegë të mi të mësimdhënies, urime festa e bukur e Mësuesit, dita më e dashur për ju. Me përulje dhe nderim për të gjithë ish mësuesit, profesorët dhe pedagogët e mi në ditën më të dashur të tyre.

Me respekt e nderim të lartë kujtojmë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar që punuan me përkushtim dhe zell të madh në zhvillimin e arsimit dhe ngritjes së vetëdijes shoqërore mbarë kombëtare.

Mësuesit janë plotë mirësi, dashuri, dituri, pasion, sinqeritet, kreativitet, zellshmëri, vetëkritik e të përkushtuar. Mësuesi është heshtje e ndjesi, është poet, sportist, aktor e mbi të gjitha, mësuesi është vet arsyeja e diturisë që nxënësi të shkëlqejë. Mësuesi është padyshim ai që jep frymë, dritë dhe gjallëri e mbi të gjitha është shpirti i një kombi të qytetëruar.

Mësuesit janë idealistët më produktiv në shoqëri, përçues të dijes dhe emancipimit shoqëror. Që nga rilindja e deri në ditët e sotit çdo arritje deri te lira është fal punës së pandashme të mësuesit shqiptar.

Në këtë ditë, secili nga ne duhet të reflektojë dhe shoh rolin e mësuesit në zhvillimin dhe prosperimin si komb, siç edhe thotë filozofi Kinez me famë Konfuci ” Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”.

FIDANISHTJA

Mësuesi prek përjetësinë, kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij.
Mësimdhënia është art, një proces i cili planifikohet, organizohet dhe drejtohet nga një mësues i mirë në bashkëpunim me nxënësit e tij për të arritur objektivat dhe qëllimet e tij në procesin e mësimdhënies.

Mësues të dashur dijeni se ju keni marrë në supe tuaja një përgjegjësi që e keni para Zotit dhe njerëzve e që kjo përgjegjësi kërkon punë, angazhim, përkushtim, dashuri, respekt të ndërsjellë dhe mbi të gjitha paqe me veten. Profesioni i mësuesit ka një rëndësi shumë të veçantë në çdo shoqëri ngase mësuesia është më shumë së një profesion pasi nxënësit e shohin çdo herë mësuesin si prindin e tyre të dytë.

Ashtu si edhe e dijmë ne si mësues ndikojmë në formimin e individit, një mundësi për të i shërbyer të tjerëve duke përgatitur e edukuar kuadro të profileve të ndryshme. Profesion si ky i cili ka rol kyç në edukimin e mendjes andaj edhe duhet kuptuar dhe marrë me shumë përgjegjësi.

Por çfarë e bën një mësues të mirë?
Të mësosh të tjerët atë që ke mësuar për vete kërkon angazhim, lodhje, përkushtim, kërkime e hulumtime shkencore për të qenë sa më inovativ, kreativ dhe vetëkritik.
Prandaj një mësues i mirë është :
– Profesional dhe autoritativ, një mësues profesional është ai i cili zotëron aftësitë më moderne të mësimdhënies dhe është autoritativ.
– Një mësues i mirë para se gjithash është një nxënës i mirë, ngase mësuesi duhet të jetë çdo herë në kërkim të dijes dhe vazhdoj në mënyrë sitematike të lexojë, hulumtoj dhe mos ndaloj as edhe një herë së lexuari dhe kërkuari dije sa më shumë për veten dhe nxënësit e tij.
– Bën ndryshimin në arsim, si një njeri i dijes, nga ju kërkohet çdo herë të sjellni ndryshime në sistemin arsimor për vendin dhe kombin tuaj. Kjo
arrihet duke marrë pjesë në trajnime, konferenca, seminare të ndryshme në mënyrë që të ndani njohuritë dhe përvojat tuaja me të tjerët dhe me këtë ju do të ndikoni pozitivisht te gjeneratat e ardhshme.
– Frymëzon të tjerët, një mësues i mirë dukë ndarë njohuritë e tij me nxënësit, ai vetëm ndikon shumë në formimin e të tjerëve duke qenë model për të tjerët.
– Krijon një ambient të ngrohtë në klasë, një mësues i mirë para se gjithash duhet të jetë i dashur me nxënësit duke krijuar ura bashkëpunimi dhe respektuar nxënësit dhe kolegët e tij. Një mësues i tillë respekton nxënësit e tij, vlerëson ata dhe poashtu kërkon respekt nga ta për punën dhe përkushtimin e tij. Në një atmosferë të tillë çdo nxënës do të ndihet i lirë të shpreh veten e tij, diskutoj më të tjerët për përfundimin më të mirë, ofron buzëqeshje, kreativitet, nxit për dije dhe vet-studim etj.
– Një mësues i mirë është i dashur, entuziast, i afërt, i kujdesshëm- një mësues i tillë çdo herë është fillimisht një dëgjues i mirë, kupton drejtë, nuk ofendon, dhe gjithmonë gjen kohë për nxënësit e tij duke mos ngatërruar asnjëherë problemet e nxënësve dhe shkollës më jetën e tij personale.
– Një mësues i mirë është një “marshues i mirë”, një mësues i tillë di të ndërroj hapin dhe ofroj atë më të mirën për nxënësit e tij. Një mësues i tillë është fleksibil duke gjetur mënyra dhe ide si dhe të prezantoj deri te nxënësit e tij njohuritë edhe për gjërat më abstrakte
– Njohuritë të shumta, një mësues i mire është i pajisur me shumë njohuri edhe nga fushat tjera përtej asaj që ka studiuar apo mban titullin. Që nga dukja personale e deri te aftësitë organizative e menaxheriale në klasë, një mësues i mirë duhet jetë shembull për nxënësit e tij.
Dhe në fund një mësues duhet të ketë vetëbesim, motivim, kreativitet, aftësi shkëlqyera organizative, udhëheqëse në klasë, të ketë sens humori, të jetë i drejtë, transparent, i dashur, të i kuptoj drejtë studentët dhe kolegët e tij.
Trajtoni nxënësit tuaj si kolegët dhe miqtë tuaj e jo sikur ata të
ishin pronë e juaja.
Ju dëshiroj shëndet dhe rrezatofshi vetëm dashuri, dije e mirësi e qofshi të nderuar nga mbarë shoqëria.
“Arsimi është shpirti i një kombi, mësuesit janë shtylla e tij” Hasan Prishtina

Blerim Sherifi
MA Gjuhës Angleze

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.