Uji Dea

Gëzim Rusi i sjell tri pikët Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Javën e 9 të Superligës së Kosovës në futboll skuadra e Gjilanit me plot meritë arriti të shënoj fitore duke e mposhtur skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 2-0.

Ashtu siç është pritur se do të jetë një ndeshje e fortë edhe ndodhi dy skuadrat në pjesën kryesisht zhvilluan lojën në gjysmë fushat e tyre, duke kërkuar që nëpërmjet kundërsulmeve eventualisht të shënojnë në portat kundërshtare gjë që nuk ndodhi duke përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Në fillim të pjesës së dytë pas 4 minutash lojë futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme i cili u inkuadrua në pjesën e parë në vend të Betim Haxhimusës, shënon golin e epërsisë me ndihmën e qendërmbrojtësit mysafir Mehmet Gërxhaliu i cili në vend të dëbon topin jashtë vijës fundore të tij ai plason topin në rrjetën e tij duke ju mundësuar ‘bardh e kuqëve’ të Gjilanit të kalojnë në epërsi në 1-0.

Sulmuesi Gëzim Rusi edhe një herë del në skenë pas 7 minutash pikërisht në minutën e 56 shënon golin vendimtar në këtë përballje.

Rusi pasi pranon topin nga bashkëlojtari i tij Eminhaziri kalon tre futbollist kundërshtar dhe nga 7-8metra nuk e patë vështirë të gjen këndin e poshtëm të portierit mysafir nga Vushtrria Burim Sadikut.

Gëzim Rusi shumë lehtë ka mundur të shënon sikur të ishte më i vëmendshëm në minutën e 62 i vetmuar nga 15 metra gjuan jashtë portës mysafire.

Mysafirët gjatë 90 minutave krijuan vetëm një rast ishte minuta e 66 kur Elvina nga 16 metra gjuan por Maloku i Gjilanit intervenon duke shpëtuar portën e tij.

FIDANISHTJA

Futbollistët e Gjilanit në minutën e 75 kanë mundur shumë lehtë të shënojnë golin e tretë sikur Dren Gashi me gjuajtjen e tij nga 7-8 metra të ishte i sakët.

Pas përfundimit të ndeshjes lojtari më i mirë i ndeshjes Gëzim Rusi deklaroi:”Jam i lumtur që kontribuova për fitoren e skuadrës sime po dëshmojmë se jemi skuadër homoxhene dhe në të ardhmen do të vazhdojmë me këtë ritëm”./rajonipress/

GJILANI VUSHTRIA 2-0 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues 1000 mijë
Gjyqtar: Kelmendi, Ejupi, Rama, Ceroviku.
Kartona të verdhë Hasani, Kera , (GJ ) Sadiku, Pantina, Veseli, Elvina (V)
Golashënues – (Autogol) Gërgjaliu min 49, Rusi min 56.

Gjilani – Maloku, Shala, Kastrati, Hasani, Kera, Krasniqi, Mustafa, Eminhaziri(Shaqiri), Haxhimusa(Rusi), Shabani(Morina), Gashi.

Vushtrria – Sadiku, Pasoma, Pantina, Gerxhaliu(Sene), Halimi, Veseli, Zuqaku(Fofana), Maxhuni, Traore, Elvina, Toure(Rusinovci).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.