Hidromorava

Gështenja pastron gjakun dhe e forcon sistemin imun

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Është periudha kur konsumohet me shumicë gështenja. Gështenja pastron gjakun dhe e forcon sistemin imun. Tretet me vështirësi, prandaj edhe jep shumë energji, sepse përmban shumë karbohidrate, proteina, sheqer, yndyrë dhe celulozë.

Të vjetrit e kanë përdorur për forcimin e organizmit. Përmbajnë minerale me vlerë dhe vitamina si magnez, kalcium, kalium, fosfor, hekur, pothuajse të gjitha vitaminat e grupit B.

GJETHJA E GËSHTENJËS SHËRON PROBLEMET ME FRYMËMARRJE, PASTRON ORGANIZMIN

Mobi Casa

Gjethet e gështenjës përdoren edhe në formë të çajit. Përmbajnë rreth 95 për qind taninë, rrëshirë të ndryshme esenciale dhe vitamina K, që ndalon gjakderdhjet, sepse tkurrë enët e gjakut. Në kombinim me sherbelën shëron problemet me sistemin e frymëmarrjes, pastron organizmin, e ndihmon te dhimbjet në shpinë, te diarreja. Mjalti i gështenjave po ashtu është shumë ushqyes dhe shërues. Shëron gastritin dhe telashet me tretjen, mbron dhe pastron mëlçinë dhe kontribuon në një qarkullim më të mirë të gjakut. Njihet edhe tinktura ër venat e zgjeruara, te problemet me qarkullim, dhimbjen në eshtra, shpinë.

(Kosova Sot)