Hidromorava

Gërxhaliu: U ndërtua një bjeshkë me gurë dhe mbeturina minierash mbi kufomat e shqiptarëve në Serbi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Arsim Gërxhaliu, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka thënë se terreni ku janë zbuluar mbetjet mortore të viktimave të luftës është shumë i vështirë.

Që tri ditë është zbuluar varreza masive në Kizhevak të Rashkës, që ndodhet në mes të Rudnicës dhe Kopaonikut, afër një miniere dhe në një terren malor. Mbi kufomat e shqiptarëve janë hedhur gurë dhe mbeturinat e minierës që kanë ndërtuar gati një bjeshkë, gjë që ka vështirësuar në masë të madhe gërmimin për të gjetur kockat.

Gërxhaliu tha se pas zbulimit të varrezës tanimë janë në pritje të gjykatësit, që sipas ligjit në Serbi, ai e merr vendimin se kur do të nisin punimet.

“Me gjasë mund të ndodhë sot dhe të presim vendimet e tij nëse do ta vazhdojë puna ose jo. Si institucion jemi të gatshëm që të vazhdojmë menjëherë derisa na lejojnë kushtet atmosferike. Ne do ta kontrollojmë terrenin derisa jemi të bindur që s’ka pjesë kockore dhe pas kësaj mund të japim numrin e saktë për numrin e individëve që i kemi gjetur”.

“Shumica e këtyre rasteve ndërlidhen rreth zonës së Rudnicës dhe Rashkës. Faktikisht ju takojnë grupacioneve të njerëzve që kanë qenë në Batajnicë dhe nuk është Zhavaku e vetmja pikë ku po bëhen kërkimet. Deri në zbulimin e varrezës masive është dashur të pritet pesë vjet vetëm”.

Uji Dea

Gërxhaliu në Klan Kosova tha se bashkëpunimi me institucionet serbe që merren me këtë çështje është i mirë derisa për zbulimin e saktë të vendndodhjes është marrë nga pamjet satelitore të Kryqit të Kuq.

“Autoritetet serbe janë përgatitur për ta sjellë tendën dhe të bartin rrymën elektrike sepse është një pjesë malore e thellë. Pastaj, do të merren mostrat dhe të dërgohen në komisionin ndërkombëtar për persona të pagjetur”.

“Sfida jonë e parë është që t’i gjejmë varrezat masive dhe tani pas pesë vjetësh është një gëzim i suksesit të punës. Pastaj, sfidë është edhe në çfarë gjendje do të jenë, sa persona do t’i gjejmë dhe identifikimi i tyre. Më emocionalja është kur duhet t’ia dorëzojmë familjarëve, të cilëve iu rihapin plagët. Megjithatë, është një “gëzim” edhe për familjarët se do të mund të kenë një varr të të afërmve të tyre”.

Gërxhaliu tha se procesi do të jetë i gjatë për shkak të terrenit dhe procedurës së punës që do të bëhet me dorë tash e tutje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.