UBT

Gërxhaliu: Tri dëmet që po e kaplojnë Kosovën pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike

/ 2 minuta lexim
HW

Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike për bizneset po largon rininë dhe kapitalin, po ulë prodhimin dhe po detyron fabrikat të largohen nga Kosova.

Ai ka thënë se vendimi i ZRrE-së po godet bizneset.

“Nga kjo rritje e çmimit janë tri dukuri që po e kaplojnë Kosovën. E para është se nga Kosova nuk po ikin vetëm rinia, por edhe kapitali, e dyta, pas ngritjes së çmimit të energjisë elektrike përveç kapitalit është duke ikur edhe prodhimi. Jam në kontakt më shumë kompani që tani hulumtojnë hapësira për të bartë prodhimin në Shqipëri apo Maqedoni, Mal të Zi. Dhe e treta që është shokuse kur në Kaçanik ka pa dy fabrika të mbyllura për shkak të energjisë elektrike”, ka thënë Gërxhaliu në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sa i përket tregut të lirë energjetik ai ka thënë se kjo direktivë evropiane, por sipas tij nuk mund të ketë një gjë të tillë në Kosovë, ku vetëm një kompani është furnizuese.

FIDANISHTJA

“Nuk mund të ketë liberalizim të tregut të energjisë elektrike nëse ke vetëm një furnitor, të gjitha këto kompani të licencuara prapë e kanë bazën te një kompani. Kjo po e dëmton sektorin privat, qytetarët e vendit dhe besoj se në këtë aktualitet rreth energjisë elektrike mund të kuptohet po të kishim një qasje më të mirë, të informimit, dialogimit nuk do të kishim një situatë të tillë”, ka thënë ai.

Odat Ekonomike kanë kërkuar që ZRrE të pezullojë vendimin për tregun e lirë energjetik.

Kjo e fundit nuk ka ndryshuar qëndrim duke thënë se vendimi për tregun e lirë energjetik është ligjor.

Shumë biznese janë shkyçur nga furnizimi me energji elektrike që nuk kanë lidhë kontrata me furnizues.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.