Fundamenti

Gërxhaliu: Të dihen përgjegjësit e dështimit të PTK-së

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Dështimi i procesit të privatizimit të PTK-së i ka krijuar imazh të keq Kosovës dhe për këtë duhet të kërkohen përgjegjësit.

Kështu ka thënë në një intervistë për “Tribuna”, Safet Gërxhaliu, drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës.

Ai po ashtu thotë se kompania “Axos” do ta padisë qeverinë e Kosovës për dështimin.

Sipas kryetarit të OEK-ut, Qeveria nuk mund të nisë një privatizim të ri pa e mbyllur këtë dosje dhe këtë proces të dështuar.

FIDANISHTJA

Ai vlerëson se nukmund të shitet PTK-ja brenda tre muajve, siç është raportuar në media, pasi që nuk ka mundur të shitet brenda një viti. Gërxhaliu mendon se me dështimin e këtij procesi Kosova ka krijuar një imazh të keq tek investitorët dhe për këtë arsye duhet të gjinden fajtoret.

Sipas të parit të OEK-ut për shitjen e Postës, Qeveria nuk ka pasur nevojë të kërkojë fare miratimin e Kuvendit, por siç thotë ai kjo është bërë vetëm për ta larguar barrën nga vetja.

E për këtë dështim, Gërxhaliu thotë se Qeveria e Kosovës nuk do të kalojë lehtë me kompanitë “Axos”, duke thënë se ato do të kërkojnë të drejtën e tyre.

Ai ka frikë se pas tërë këtij procesi do të largohen investitorët serioz nga tregu i Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.