Mobi Casa

Gërxhaliu: Për katër vjet u importuar 4.5 miliard euro energji elektrike, Kosova është kapluar nga mjerimi ekonomik

/ 2 minuta lexim
HW

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka thënë se Kosova për katër vjet ka importuar 4.5 miliard euro energji elektrike, e me këtë vlerë ai tha se do të mund të ndërtoheshin kapacitetet e reja prodhuese.

“Që nga viti 2021 deri në 2024 u importuan më zyrtarisht: 4.5 miliard euro energji elektrike! Me këto mjete financiare të importit të energjisë elektrike në Kosovë do të ndërtoheshin kapacitete të reja prodhuese për dy Termocentrale nga 2500 dhe 800 megaëatt! Ndërsa në remonte dhe riparime të Termocentralit Kosova A dhe Kosova B janë investuar nga qeveria apo nga donatorët po aq mjete financiare dhe prapë jemi të nvarur nga importi!”, ka shkruar ai.

Hidromorava

Gërxhaliu tha se Kosova është kapluar nga mjerimi ekonomik.“Definitivisht Republika e Kosovës është kapluar nga mjerimi ekonomik! Republika e Kosovës është ndër vendet më të pasura në Europë dhe në botë me rezerva të thëngjillit dhe prapë na përcjell ” terri ” elektrik! Nuk mjafton vetëm pasurit natyrore të një shteti nëqoftëse nuk përcillen me faktorin njeri të edukuar dhe të arsimuar që punon për shtetin dhe qytetarin e jo për pushtetin dhe interesat klanore në dëm të ardhmërisë së shtetit! Si duket ” mallkimi i hirt ” e ka ndëshkuar qytetarin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.