RCCOLA

Gërxhaliu: “Pandemia” politike sfida që ka Kosova, Qeveria të mbulojë tërheqjen nga Trusti

/ 2 minuta lexim

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Kosova përveç sfidës me pandeminë, ekonominë, po përballet edhe më “pandeminë” politike.

Gërxhaliu ka kritikuar deputetët që nuk kanë votuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike para shkuarjes në pushime.

Sa i përket mundësisë së tërheqjes së 10 përqindëshit nga Trusti Pensional, ai ka thënë se kjo çështje duhet të hulumtohet mirë në disa alternativa.“Ne jemi ende tek pakoja emergjente dhe çka është më shqetësuese që sot dominon agjenda politike që është e stërngarkuar për kalkulime votash që dëmton qytetarin dhe ekonominë. Në Paramendoni në këtë situatë alarmante në të cilën gjendet Kosova deputetët e parlamentit të Kosovës kanë komoditet të mos votojnë ligje të rëndësishme dhe të ua mësyjnë bregdetit dhe pushimeve”.“Sa i përket Trustit Pensional është mirë të hulumtohet disa alternativa që të mbështetet qytetari, por duhet të kuptohet me faktin që qeveria nuk i mbulon këtë 10 përqindësh të tërheqjes e cila është barrë për qytetarin. Qeveria nuk e ka guximin që t’i huazojë këto para dhe ti shpërndajë te qytetari.”, shtoi Gërxhaliu.

Mobi Casa

Ai tha se borxhi publik duhet të jetë ndër alternativat kryesore që të krijohet një fond për mbështetje.Sipas tij, qytetarët e Kosovës për dallim nga ata të vendeve tjerë të BE-së, përveç kirzës së shkaktuar nga pandemia dhe krizës ekonomike, po përballen edhe me krizë politike“.

Ekonomia gjithmonë gjeneron efekte zingjirore. Vetëm në ndërtimtari aty kemi prodhim, ndërtim, tregti, kemi investime dhe punësim, dhe në këtë drejtim efektet janë të mëdha. Kosova ballafaqohet me tri sfida kryesore, ku sfida e parë është pandemia ekonomike, pandemia sociale dhe e treta e cila është shumë e rrezikshme është pandemia politike”.“Është koha të bëhet më shumë për qytetarët dhe jemi zëri i arsyes. Kosova është në situatë emergjente. Borxhi publik duhet të jetë ndër alternativat që të krijohet një fond për mbështetje”.