Eko Higjiena

Gërxhaliu: Nëse Qeveria dëshiron të mbahen në mend për diçka të mirë, e ka obligim moral miratimin e buxhetit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se nëse ky koalicion Qeverisës, dëshiron të mbahet në mend për diçka të mirë, atëherë duhet miratuar buxhetin për vitin 2021, para shpërbërjes së Kuvendit.

Ai shprehet se viti 2020 ka qenë i dështuar në aspektin politik dhe se e kanë obligim moral votimin e buxhetit.“Koalicioni ka dështuar, dhe në qoftë se mendojnë të mbahen në mend për diçka të mirë në këtë qeverisje atëherë të paktën kish me qenë obligim moral ndaj qytetarëve dhe bizneseve që para se të largohen të miratohet buxheti për vitin 2021”, ka thënë Gërxhaliu.

Kuvendi i Kosovës, të hënën ka thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë miratimi i buxhetit.

Hidromorava

Qeveria Hoti është rrëzuar në bazë të një aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese, pasi ka vlerësuar se vota e deputetit Etem Arifi, ka qenë e pavlefshme, duke quar vendin në zgjedhje.

E kjo do të bëjë që Kosova për më pak se një vit do të ketë tri qeveri. Sipas Gërxhaliut mos stabiliteti politik, po dëmton imazhin e vendit si dhe po pengon ardhjen e investitorëve të huaj.“Investitorët në Kosovës në këtë situatë nuk vijnë. Kemi një diplomaci politike dhe ekomomike më të vobektët se kurrë, dhe kur kësaj i shtohet fakti se brenda një viti kalendarik kemi edhe dy qeveri dhe treta që do të formohet, dëshmon më së miri se sa i rëndësishme është stabiliteti politik. Kosova po dëmtohet në aspektin politik, ekonomik dhe integrues”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.