Uji Dea

Gërxhaliu: Në Rashkë mundë të jenë varrosur së paku 250 trupa

/ 6 minuta lexim
GRANDEMALL

Në Rashkë u konfirmua që ka varrezë masive. Se sa është numri i trupave që mund të gjenden, si do të identifikohen ata, prej cilit regjion të Kosovës janë dhe aspekte të tjera të procesit të punës në këtë varrezë masive flet për Express Arsim Gërxhaliu, Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Express: Sa trupa prisni që i gjeni në këtë varrezë masive, sipas informacioneve paraprake që i keni?

Gërxhaliu: Nga informacionet që kem, të konfirmuara jo vetëm nga një burim, numri i trupave që mund të jenë varrosur në këtë varrezë masive është mbi 250 trupa. Tash për tash nuk mund të themi me siguri se si do të dalë rezultati, por gjetjet e deri tanishme na i forcojnë bindjen që këto mund të jenë rezultatet.

Express: Cilat janë vështirësitë më të mëdha që po hasni në këtë vend krimi?

Gërxhaliu: Ditën e parë dhe një pjesë të ditës së dytë patëm vështirësi dhe një sabotim nga ana serbe, kur nuk na i sillte makinerinë–bagerët për të punuar. Ditëve tjera nuk kemi pasur vështirësi të kësaj natyre, por vështirësi permanente janë temperaturat e ulëta, që janë deri në 11 gradë nën zero.

Kjo vetëm në fazën fillestare, deri te konfirmimi që Rashka është varrezë masive, ishin këto vështirësi, dhe tash presim edhe vështirësi tjera, sidomos në marrjen e një urdhërese tjetër për vazhdimin e gërmimeve, pasi që me gjasë rasti do të kalojë me kompetencë të prokurorisë serbe për Krime të Luftës.

Express: Fakti që aty shihen (nga fotografitë) që ka ndërtime mbi vendin e dyshuar si varrezë masive a paraqet pengesë për punë të mëtutjeshme?

Gërxhaliu: Pasi që është konfirmuar tashmë që kjo pjesë është varrezë masive, pengesat e tilla besojmë që nuk do të ekzistojnë. Kjo dhe për faktin që ndërtimet mbi këtë varrezë masive nuk janë në pronësi private, por në pronësi të një kompanie shtetërore. Pra, edhe ato ndërtesa do të prishen pa diskutim në kërkim të trupave të viktimave.

Express: A vërehet që ka shenja që mbi trupat është ushtruar edhe dhunë me lëndë kimike apo edhe me zjarr për ta pamundësuar identifikimin?

Gërxhaliu: Deri tash kemi gjetur vetëm pak trupa. Ajo që ne kemi gërmuar deri tash besohet të jetë vetëm periferia a një varreze masive, njërës nga tri varreza masive sa dyshohet që ekzistojnë në këtë zonë, por kjo ku po punojmë është më e madhja. Duke pasur parasysh trupat që kemi gjetur deri tash, nuk vërehet që ka pasur ndonjë derdhje të lëndëve kimike që do ti shkatërronin identitetet e tyre ose përdorim i zjarrit, por duke shkuar më në qendër të varrezës masive situata mund të ndërroj.

Express: Nga cila pjesë e Kosovës dyshohet të jenë viktimat?

Uji Dea

Gërxhaliu: Edhe nga punët e më hershme me krimet e luftës në Kosovë, por edhe nga informacionet që kem deri tash për këtë varrezë masive , nuk mund të themi me siguri se nga cila zonë mund të identifikohen viktimat. Nga praktika kem parë se viktimat na dalin pothuajse të të gjitha zonave të Kosovës. Nga praktika mund të them që kem hasur në raste kur pjesët e të njëjtit trup, të të njëjtës viktimë nga Kosova, janë gjetur në tri varreza të ndryshme që tregon edhe për një dyshim për operacion të masakrimit edhe të kufomave.

Express: Si e vlerësoni bashkëpunimin me EULEX’in në këtë operacion?

Gërxhaliu: EULEX’i ka qenë tejet korrekt , tejet bashkëpunues dhe shtylla kryesore mbështetëse për neve. Praktikisht, ata kanë qenë tërë kohën aty dhe me vendosmërinë për të pasur rezultate dhe për të na ndihmuar në çdo vështirësi.

Ajo çka dua të them është që në këtë punë esencial ka qenë roli i medieve. Mediat janë ato që e kanë mbajtur nënë vëzhgim situatën dhe mund të them që me punën e tyre pos sensibilizimit të rastit, kanë shërbyer edhe si një mbështetje për ti evituar pengesat, sidomos të natyrës së sabotimit të punës.

Express: Pas nxjerrjes së trupave ku do të deponohen ata në Serbi apo në Kosovë?

Gërxhaliu: Kjo ende nuk është vendosur, por kërkesa jonë dhe e EULEX’it gjithashtu është që ato të sjellën në Prishtinë dhe në të njëjtën kohë të ju mundësohet edhe mjeko-ligjorëve dhe hetuesve të Prokurorisë serbe për Krime Lufte që të vijnë në Prishtinë për të punuar në këtë rast me këta trupa.

Ajo që duhet të sigurojmë opinionin është që edhe nëse trupat , këta që i kemi zbuluar tash, mbesin në Serbi për nj kohë, nuk ka rrezik në prekjen e tyre nga persona jo kompetentë.

Express: Si do të vazhdohet puna tutje në Rashkë, kur dihet që afati prej disa ditësh për qëndrim aty po kalon?

Gërxhaliu: Për ne e rëndësishme ka qenë që të konfirmohet se kjo është varrezë masive dhe këtë e kemi arritur. Tash ka edhe disa procedura që mund të na dalin në Gjykatën serbe për Krime të Luftës, pasi që besojmë që rasti me kompetencë do të jetë nën kompetencat e tyre, por puna do të vazhdoi deri në gjetjen edhe të trupit të fundit në këtë varrezë masive.

Tash për tash është e pamundur që të punohet në këtë drejtim, pasi që temperaturat e ftohta e pamundësojnë një gjë të tillë, por me rregullimin e motit dhe përfundimit të procedurave ligjore, do të kthehemi atje dhe të vazhdojmë nxjerrjen dhe më pastaj identifikimit të secilës viktimë që është groposur në Rashkë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.