Gërxhaliu: Në Kosovë nuk ka monopol në terminalet doganore

Kreu i Odës Ekononike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu thotë se aq që bëhet fjalë për monopol të terminaleve doganore në Kosovë.
“Sipas statutit të Odës Ekonomikë një shoqatë nuk mund të formhet në qoftë se nuk janë të paktën shtatë ndërmarrje të cilat e kanë një aktivitet të tillë. Do të thotë ato shtatë ndërmarrje janë Këshilli Inciues. Dhe në qoftë se shohim se sa terminale doganore janë nga firmat e ndryshme, kjo e demanton konstamin kinse në Kosovë ka monopol në këtë fushë”, ka thënë Gërxhaliu për Klan Kosova.
Po ashtu në OEK janë në dijeni të mundësive të krijimit të shumta për ndërmarrjet importuese.
Aktualisht në Kosovë funksionojnë 11 terminale dhe kjo bënë që krejt importuesit e mallrave të zgjedhin vendin e zhdoganimit të tyre, varësisht nga cila pikë doganore hynë në Kosovë, madje edhe procedurat në këto terminale janë vlerësuar tejet të thjeshta. /Indeksonline/