Gërxhaliu: Masat e dhëna nga BE-ja, rezymeja më e mirë karakterizuese e aktualitetit ekonomik në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryetari Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se realiteti me të cilin janë duke u përballur qytetarët dhe ajo se çka është duke ndodhur në Kosovë është pasqyra më e mirë e që mund të tregoj rritjen ekonomike në vend.

Ai duke komentuar raportin e Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit thuhet se Kosova pritet që të ketë rritje ekonomike prej 3.8 përqind për vitin 2023, tha se sanksionet nga Bashkimi Evropian janë rezymeja më e mirë karakterizuese e aktualitet ekonomik në Kosovë.

Tutje Gërxhaliu ka përmendur disa çështje sipas së cilit mund të vendoset pastaj se sa vlen një renditje e tillë.

Mobi Casa

“Çka flitet e thuhet nëpër institucione të ndryshme është për t’u respektuar, mirëpo besoj realiteti më i mirë i rritjes ekonomike është ajo çka ndodh në Kosovë, atë që e shijojnë Kosovarët dhe atë që e ndjen qytetari i Kosovës”.“Kisha pas dëshirë që të jetë e vërtetë ajo që qarkullon nëpër media, mirëpo në qoftë se kemi shkallën e inflacionit, në qoftë se kemi ngritjen e çmimeve çoftë të produkteve bazike, në qoftë se kemi rënie të investimeve të huaja direket, në çoftë se kemi tkurrje të projekteve kapitaleve, keq menaxhim të buxhetit vjetor, rënie të eksporteve dhe jemi shoqëri e varur nga importi, nëse kemi pakënaqësi sa i përket pagave në Kosovë çoftë në nivelin publik e atë privat, raportet nga ShBA-të, BE-ja e në veçanti këto rajonale aty ku hyn edhe Shqipëria, në çoftë se kemi këtë zbrazjen masive të Kosovës, atëherë shtrohet pyetja se sa ka kuptim një term i tillë dhe se në çka është i bazuar”,- vazhdoi tutje ai.

Eksperti i çështjeve ekonomike tha se Kosova ka nevojë për rritje ekonomike, çoftë edhe për një përqind apo 1.5%.“Duhet të ketë sa më shumë investime të huaja direket, rritje te eksporteve, dialog publik-privat, vende të reja të punës, edukime në funksion të zhvillimit ekonomik dhe atij masovik, perspektiva që të rinjtë të mbesin në Kosovë, pra në këto duhet të jemi të orientuar të arrihen”,- tha Gërxhaliu deri sa shtoi faktin se çfarë është blerë vitin e kaluar me 100 euro sot nuk mund të merret as me 150-të.

Në raportin e FMN-së për Kosovën, për dallim nga raporti i prillit ku parashikohej rritje ekonomike prej 3.5%, në raportin e tetorit, kreditori global e ka rritur projeksionin në 3.8% për vitin 2023.Sipas raportit inflacioni pritet që të ngadalësohet për 4.7 përqind në 2023 nga 11.7 përqind nga viti paraprak, para se të bie në 3.1 përqind më 2024.