UBT

Gërxhaliu: Janë tri vende të dyshuara se ka trupa të shqiptarëve të zhdukur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gërmimet për gjetjen e trupave të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, kanë rifilluar sot në Rashkë.Ekspertët kosovarë të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, si dhe një ekip ekspertësh nga misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, tashmë kanë filluar punën për gërmimin e njërës prej tre lokacioneve, për të cilat dyshohet se mund të jetë varrezë masive.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, pjesëtar i ekipit për hulumtimin e këtyre tri lokacioneve të dyshuara në Rashkë, tha për Radion Evropa e Lirë se lokacionet janë afër njëra tjetrës.

“Lokacioni është në vendin rreth 20 metra larg nga vendi i mëhershëm i hapur, ku ishte filluar të punohej para dy muajsh, por që ishte ndërprerë për shkak të kërkesës së palës serbe”.

“Sot, do të fillojmë përsëri, që të hyjmë në një thellësi më të madhe, pasi që kjo është njëra nga pikat e dyshuara. Ne i kemi tri pika të dyshuara dhe kjo është e para ku jemi duke punuar dhe do të punojmë gjatë 5 ditëve të ardhshme”, ka theksuar Gërxhaliu.

GRANDEMALL

Ai ka shtuar se gërmimet fillimisht do të zgjasin vetëm 5 ditë, vetëm sa për të parë vërtetësinë e informacionit lidhur me vendin e lokalizuar.

“Është me rëndësi që të gjejmë një dëshmi në vendin e saktë të varrezës, sepse dihet fare mirë që ne këtu presim një numër relativisht të madh [të trupave]. Duke u bazuar edhe në atë që pati thënë para tre vitesh Vekariq Bruno Vekariq prokuror për krime lufte në Serbi këtu pritet të jenë nga 250 deri në 450 trupa”, theksoi Gërxhaliu.

Ai ka shtuar se nëse gërmimet rezultojnë negative, atëherë pritet që në pranverën e vitit të ardhshëm të hapen edhe dy lokacionet tjera të dyshuara si varreza masive.

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara në gusht të këtij viti, në Kosovë llogariten ende si të pagjetur 1,727 persona, që nga periudha e luftës së fundit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.