Hidromorava

Gërxhaliu: “Eksperimenti” me dinarin e kthen Kosovën në pikën zero, do të ketë masa të tjera

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, thotë se çështja e dinarit do ta kthejë Kosovën në pikën zero.

Ai paralajmëron se pas këtij vendimi Kosova do të ketë edhe masa tjera ndëshkuese nga BE-ja.“Vendimi i BQK-së në aspektin ligjor ka arsyeshmëri, por në rrethanat që jemi është shqetësuese, duke marrë parasysh që jemi nën masa ndëshkuese të BE-së”, tha Gërxhaliu, për Blic.

“Një eksperiment i tillë do ta kthejë Kosovën në pikën zero, ku me siguri do të ketë edhe masa të tjera ndëshkuese dhe këto masa që jemi tani do ta përcjellin Kosovën edhe në një kohë të gjatë, shtoi ai.

Por, sipas Gërxhaliut nuk është problem konvertimi i një valute në tjetrën.

ARKATANA

Sipas tij, me këtë vendim Kosovës po i bëhet dëmi më i madhë në të gjitha sferat.

“Sa i përket këmbimit të valutave, nuk është problem. Kjo çështje është politizuar dhe definitivisht dhe vetë fakti se është edhe ky reagim i faktorit ndërkombëtar dhe kjo çështje do të debatohet edhe në Këshillin e Sigurimit është dëmi më i madhë që po i bëhet proceseve zhvillimore në Kosovë”.

“Është dashtë të ketë dialog, para informim e vetëdijësim, por u bë një gabim në hapa me opionionin edhe nga Qeveria edhe nga Banka Qendrore. Ky gabim e ka sjell Kosovën në këtë pikë kritike që po sulmohet nga të gjithë”, ka theksuar Gërxhaliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.