UBT

Gërxhaliu: Ambasadat terror biznesmenëve me viza

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) akuzon ambasadat e huaja në vend se po maltretojnë biznesmenët me procedurat e vizave.

Ai madje thotë se diplomacia po i bënë terror biznesmenëve me këto procedura. Në një intervistë dhënë në RTK, Gërxhaliu, është ankuar se “është paradoksale që një biznes i mirëfilltë kosovar të pret 3 muaj për një vizë. Kjo nuk bënë nder as Kosovës dhe as proceseve integruese”, transmeton zeri.info.

UBT

“Nëse një partner i bizneseve jashtë dëgjon për këto pengesa nga ambasada, atëherë mund të dyshojnë se diçka nuk është në rregull me këta biznesmenë. Kjo na dëmton shumë si vend”,ka thënë kreu i OEK.