Hidromorava

Gërvalla: Vetëm një zonjë e kemi në zyrën e IT-së, të gjithë të tjerët janë bërë diplomatë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në raportimin e saj në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka thënë se në Ministri ka gjetur shkelje të kritereve. Ajo ka thënë se në zyrën e IT-së është vetëm një zonjë që kujdeset për sistemin pasi të tjerët janë bërë diplomatë, raporton Gazeta Express.

“Në ministri ka pasur gradime të parregullta, ka pasur shkelje të kritereve për dërgim të personelit që shërben jashtë vendit, në MPJ vetëm një zonjë kemi në zyrën e IT-së sepse të gjithë të tjerët kanë shkuar diplomatë dhe ajo zonja kujdeset për 170 kompjuterë në MPJ dhe mbi 170 të tjerë jashtë nëpër ambasada. Shqetësimi kryesor kur vi në punë në mëngjes është ku është Afërdita sepse nëse Afërdita sëmuret neve na bie sistemi komplet”, tha Gërvalla.

Mobi Casa

Ajo poashtu tha se në Ministri ka njerëz profesionalë por që zakonisht kanë grada të ulëta.

“Megjithatë në atë ministri ka njerëz që me profesionalitetin të mbledhur gjatë viteve mund t’i shërbejnë vendit, por që njerëzit e tillë zakonisht i kemi me grada të ulëta në Ministri, ndërsa njerëzit që janë graduar shpejt përbëjnë problem”, tha ajo./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.