KV

Gërvalla takohet me O’Brien, flasin për raportet Kosovë-SHBA, synimet euro-atlantike e sigurinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se përgjatë qëndrimit në SHBA është takuar edhe me Ndihmës sekretarin e Shtetit, James O’Brien, shkruan Gazeta Express.

Gërvalla ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për raportin Kosovë-SHBA, forcimin e sundimit të ligjit dhe arritjen e aspiratave të Kosovës për anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

ARKATANA

Gjithashtu kryediplomatja kosovare ka thënë se me O’Brien kanë folur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon dhe për zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u prita në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.Diskutuam po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë”, ka shkruar Gërvalla./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.