ARKATANA

Gërvalla për KiE: Kosova duhet të tejmbush kushtet për anëtarësim që t’i ketë shanset e njejta me vendet tjera

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, po qëndron në Kroaci në kuadër të forumit të Dubrovnikut. Ajo ka marrë pjesë sot në një panel diskutimi bashkë zyrtarë të tjerë të shteteve të ndryshme, shkruan Gazeta Express.

Ajo është pyetur rreth dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet në prill 2024 dhe se pjesa tjetër është politike.

“Asambleja Parlamentare dha një votim të qartë në favor të anëtarësimit të Kosovës duke thënë rekomandimin për ministrat që ta ftojnë Kosovën të anëtarësohet. Ne kemi thënë që Kosova ka plotësuar të gjitha parakushtet për anëtarësim. Kjo është ku jemi tani. Po punojmë fortë me ambasadorët, sa u ktheva nga Starsburgu. Kurdo që ndodh, Kosova në prill 2024 ka përmbushur kushtet dhe gjithçka tjetër është politikë”, ka thënë Gërvalla.

Uji Dea

Ministrja e jashtme kosovare ka thënë se është e vërtetë që Kosovës i duhet të tejmbush kushtet për anëtarësim për të pasur mundësitë e barabarta me shtete e tjera dhe thotë se liberalizimi i vizave është një prej shembujve.

“Besoj se jo vetëm Lituania, por shumica e anëtarëve janë në favor të anëtarësimit të Kosovës. Pa dashur të flasë për detaje, ju siguroj që ky është mesazhi që kam marrë nga shumica, që Kosova i përket Këshillit të Evropës. Është e vërtetë që Kosova duhet të tejmbush kushtet që të mund të kemi shanset e njëjta më të tjerët. Liberalizimi i vizave është një shembull për këtë. Jo vetëm Lituania dhe vendet baltike, apo fqinjët, por shumë vende të Evropës mendojnë që Kosova është shtet ku principet evropiane janë thelbi i ekzistencës së shtetit tonë”, ka thënë ajo./GazetaExpress/