Fundamenti

Gërvalla për ambasadorin Berishaj: Vendimin për të qëndruar krah tij e morëm pasi konsultuam shtete të ndryshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka folur edhe një herë për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe raportimet si dhe dyshimet se është i përfshirë në shpëlarje parash.

Gërvalla, deklaroi se që nga fillimi nuk kanë pasur asnjë arsye që të dyshojnë në deklaratën e Berishajt.

“Ne kemi pasur deklaratën e tij që në fillim dhe nuk kemi pasur asnjë arsye që të dyshojmë në deklaratën e ambasadorit Berishaj, duke e njohur jo vetëm personalitetin e tij – por duke njohur edhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm”, tha ajo në Sytë 7 në Klan Kosova.

“Nuk jam unë ajo që më takon t’ju tregojë mediave se si duhet të sillen në raport me personalitete dhe përfaqësues të Kosovës. Kjo është një çështje që ju përket mediave ta shqyrtojnë mes vete” tha Gërvalla.

UBT

Mes tjerash, Gërvalla thotë se për të qëndruar krah Berishajt u konsultuan edhe me shtete të ndryshme.

“Unë e kam lexuar dhe e kam ditur edhe më herët qëndrimin e Malit të Zi rreth ambasadorit Berishaj, sepse vendimin për të qëndruar në krah të ambasadorit Berishaj nuk e kemi marrë “apriori”. Por, e kemi marrë duke u bazuar edhe në informacione të shteteve të ndryshme. Prandaj, gëzohem që hap pas hapi edhe opinioni që ka parë një fushatë të jashtëzakonshme denigruese ndaj ambasadorit do të ndërgjegjësohet që vetëm ka qenë e tillë”.

“Pra, ka qenë një fushatë e bazuar në një medium slloven i cili në një fushatë zgjedhore pak ditë para zgjedhjeve ka lansuar një fushatë të tillë”, u shpreh Gërvalla. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.