Gërvalla, komunitetit ndërkombëtar: Pranojeni, politika zbutëse ndaj Serbisë ka dështuar
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Serbia ka refuzuar për të zbatura dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
Gërvalla i’u ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar.
“Serbia shprehimisht shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Tani nevojitet një ndryshim thelbësor”, ka shkruar Gërvalla në platformën X./Indeksonline/