Gërvalla: Kërcënimeve të Serbisë me luftë ndaj rajonit, duhet t’i përgjigjemi së bashku

/ 2 minuta lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka falënderuar ministren e Jashtme sllovene, Tanja Fajon për përpjekjet e saja të shumta për realizimin e interesave strategjike të Kosovës.

Gërvalla gjatë një konference për media ka thënë se situata në rajon mbetet e komplikuar për shkak të luftës në Ukrainë, dhe situatës dhe temave të pazgjidhura në rajonin tonë.

Ajo shtoi se Sllovenia është një avokate e rëndësishme e rajonit tonë si shtete anëtare e BE-së.

Mobi Casa

“Pa paqen dhe stabilitetin e nevojshëm në rajonin tonë, dhe pa një Evropë që nuk e përfshinë gjithë Evropën, sfidat do të mbesin të njëjta. Rajoni ynë ndodhet në një fazë të rrezikshme të historisë evropiane. Sllovenia është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe Kosova nuk e ka fshehur asnjëherë aspiratën për t’u anëtarësuar në NATO”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja shtoi se Serbia është aleati dhe përfaqësuesi më i afërt i Rusisë në rajonin tonë.

“Kërcënimet me luftë që i bënë Serbia rajonit tonë kërkojnë një përgjigje të unifikuara”, tha Gërvalla. /Telegrafi/