Uji Dea

Gërvalla: Isa Mustafa është nën tutelën e Thaçit e Veselit

/ 2 minuta lexim
HW

Donika Gërvalla, kryetare e LDK-së në Gjermani, ka thënë se nuk do të lejojnë që subjekti i saj politik të kërcas sërish karriget.

“Nuk lejojmë me u përsërit skenari i mëparshëm”, ka thënë ajo për emisionin “Rrokum Rroll” me Fidan Jupollin në Rrokum.

Ajo thotë se LDK duhet të lirohet nga strukturat e sotme udhëheqëse. Sipas saj, Isa Mustafa e ka sjell LDK-në në subjekt që mund të marrë vetëm 13 për qind të votave në zgjedhjet e ardhsme.

Mobi Casa

Gërvalla deklaron se ka pasë oferta nga Mustafa që të jetë në listën e deputetëve, por se ka refuzuar këtë ofertë, pasi ishte e vendosur që të mos bëhet koalicion me – siç thotë – “anën e krimit të Dukagjinit e Drenicës”. Madje, ajo thekson se i ka shkruar letër Mustafës ku i ka thënë se ai (Mustafa) po kontribuon në shkatërrimin e LDK-së.

“Ai është teknokrat që nuk ka vizion me çua para LDK-në”, thotë Gërvalla! “Mustafa nuk është i lirë në vendimit e tij dhe është i paaftë me u çlirua nga tutela e Kadri Veselit e Hashim Thaçit”. /Rrokum/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.