GRANDEMALL

Gërvalla i thotë ministres austriake se njohja nga pesëshja e BE-së e rrit sigurinë e Ballkanit

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar ministren federale të Austrisë për BE-në dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, gjatë një forumi në Greqi.

Siç njofton Ministria e Jashtme e Kosovës, Gërvalla me të ka biseduar për sfidat e sigurisë së Ballkanit Perëndimor, si dhe se si do të ndikonte në rritjen e saj njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.

ARKATANA

“Një takim shumë produktive me ministren austriake Karoline Edtstadler në lidhje me sfidat e sigurisë në Europë dhe kërcënimet ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor. [Gërvalla] theksoi se njohja e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse dhe mbështetja për integrimin euroatlantik të Kosovës do të çojë në një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Gërvalla është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit në Greqi. Pjesëmarrës në këtë forum është edhe kryeministri Albin Kurti. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.