Fundamenti

Gërvalla i reagon Borrellit: A po bëni thirrje për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili dje deklaroi se është shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës.

Pas arrestimeve të reja nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore, Borell kritkoi Kosovën.

Borrell, arrestimet e serbëve i ka konsideruar si arreste pa përfillje të procedurave gjyqësore.

Gërvalla ka shpërndarë postimin e tij në Twitter dhe e ka pyetur nëse BE-ja po bën thirrje që të mos ndëshkohen ata që kanë sulmuar pjesëtarët e NATO-s.

Fundamenti

Borrell reagon ashpër pas arrestimeve në veri dhe marshimit të FSK-së në jug“

A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?”, ka pyetur Gërvalla.

Gërvalla ka thënë se arrestimi i djeshëm, është bërë në bazë të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës dhe se s’ka asgjë “jashtëgjyqësore”.