Uji Dea

Gërvalla: Grenell ishte ambasador skandaloz në Gjermani, e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas shkrimit në Twitter të ish ambasadorit Richard Grenell i cili va vazhduar me deklarata kundër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke e quajtur antiamerikan, ka reaguar Donika Gërvalla nga lista e Vjosa Osmanit.

Gërvalla në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në Gjermani Grenelli ka qenë një ambasador skandaloz dhe po aq skandaloz ka qenë si i dërguar i presidentit amerikan në Kosovë

Ajo më tej shkruan se Grenell është vetëm një kapitull i së djeshmes dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter.

Lexoni të plotë postimin e Gërvallës në Facebook:

“Dokrrat e pakripura në Twitter

Sipas të gjitha sondazheve ndërkombëtare, shqiptarët janë populli më proamerikan i këtij planeti. Jo vetëm Albin Kurti që jo se jo, por në Kosovë asnjë person që di të numërojë deri në tre nuk është kundër Amerikës. Arsyen e dimë të gjithë.

Uji Dea

Në Gjermani Grenelli ka qenë një ambasador skandaloz dhe po aq skandaloz ka qenë si i dërguar i presidentit amerikan në Kosovë. Qytetarët amerikan i kanë larguar tashmë që të dy nga postet e tyre të larta. Të dy kanë tentuar më pas që zgjedhjet e lira në Amerikë të mos i pranojnë duke i quajtura të manipuluara, gënjeshtra këto që kulmuan në sulmin e armatosur ndaj Kapitolit duke i shfaqur botës ndër imazhet më të shëmtuara që kemi parë ndonjëherë nga Amerika.

As Trumpi dhe as Grenelli nuk janë interesuar asnjë herë për Kosovën, ata interesohen vetëm për veten e tyre. Për fat të mirë, Grenelli mbetet vetëm një episod i shkurtër dhe i shëmtuar për vendin tonë.

Presidenti Biden është një mik i vërtetë i Kosovës. Në vend të gjuhës së presionit, administrata e re amerikane ofron mbështetjen e saj për sfidat e shumta që na presin. Këto janë marrëdhëniet normale mes Amerikës dhe Kosovës.

Sa mirë të dish që Grenelli është vetëm një kapitull i së djeshmes dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter.

Zoti i ka bekuar Amerikën dhe Kosovën dhe miqësinë e tyre të përhershme”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.