UBT

Gërvalla e Osmani kundërshtojnë çfarëdo ideje për ndryshim kufijsh, alternativa zgjerimi i NATO-s

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, kanë kundërshtuar çfarëdo ideje për ndryshim të kufijve në Ballkan, duke e cilësuar edhe si të rrëzikshme, raporton Ekonomia Online.

Ata këto komente i kanë bërë në konferencën e përbashkët për medie pas takimit që kanë pasur në Prishtinë.Gërvalla ka thënë që është shqetësuese vetëm përmendja e atyre tezave.

“Është e rrezikshme kur jepen dhe bëhen tendenca të tilla, me ndarje dhe vija etnike, andaj për neve është shumë e qartë që për neve nuk ka rëndësi ai dokument, por është shumë e rrezikshme sepse nxit konflikte”, tha ajo.

ARKATANA

Ndërsa ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se nuk duhet rënë në kurthe të tilla duke ju referuar një dokumenti i cili thuhej së ishte përgatitur nga kryeministri i Sllovenisë, i cili prashite ndryshim të kufijve në Ballkan, por që më vonë ishte mohuar.

“Ne nuk duhet të biem pre e atij kurthi, sepse ajo gjë është demantuar dhe nuk mendoj që është në rregull që këtë dokument ta lidhim me Slloveninë. Alternativa e vetme është zgjerimi i NATO-s për paqe”, tha Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.