UBT

Gërvalla: Drafti i Asociacionit nuk është shumë i mirë, s’do të lejojmë të dëmtohet shteti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, në një deklarim për medie tha se drafti i Asociacionit i pranuar nga BE-ShBA nuk është shumë i mirë dhe ka mjaftë sfida, por që nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës.

Ndonëse thotë së është një bazë e mirë për të punuar më të, raporton Ekonomia Online. Ajo tha se i siguron qytetarët se institucionet e Kosovës nuk do të pranojnë një draft, i cili do ta dëmtoj shtetin.“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është fer pyetja sepse përgjigja nuk varet nga ne. Po të ishte për ne menjëherë do ta kishim publikuar, është kërkesë e atyre që facilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur. Prandaj drafti është jo shumë i mirë, drafti ka mjaftë sfida, respekton shumë shqetësimeve tona në të kaluarën dhe mendoj që është një bazë e mirë për të punuar më të”.

Eco Higjiena

“Unë iu lus që të keni pak durim lidhur më çështjen e draftit unë ju siguroj që nuk ka asnjë tentativë, as një përpjekje, asnjë vullnet, as dëshirë të kësaj Qeverie, dhe në përgjithësi të institucioneve as të presidentes e as kryeministri për të pranuar draft të cilat janë në dëme të Kosovës”, tha ajo.E pyetur për komente që Qeveria i ka dërguar në BE sa i përket këtij drafti dhe se a do të se negociohet me BE për të, Ajo tha se nuk mund të flas sepse e shkel marrëveshjen që kanë bërë me aleatët, raporton EO.

“Unë atë nuk mund të ju them dhe nuk kam dëshirë të jua them sepse përndryshe do të shekja marrëveshjet. Pas aktit të agresionit asgjë më nuk është si në të kaluarën. Negociatat me Serbinë pas 24 shtatorit para sinjaleve të qarta nga BE drejtuar Serbisë negociatat të kohëve të vjetra nuk do të ketë me. Ne jemi konstruktiv në qasjen tonë ndaj partnerëve tanë”.“Kryeministri ka njoftuar opinioni se kemi përsëri informacione për mbledhje të caktuar jo larg kufirit, prandaj duhet të përqendrojmë të gjithë kapacitetin në zmbrapsjen e sulmeve të tilla”, tha ajo.