Eko Higjiena

Gërvalla: Dështimi po ndodh për shkak të opozitës, nuk jemi në katalog ku opozita zgjedh kandidatin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas seancës së sotme duke e quajtur një tjetër dëshmi të bllokimit të qëllimshëm nga opozita për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Edhe sot ishim dëshmitarë të një kandidati tjetër, një bllokimi tjetër dhe një dështimi tjetër për konstituimin e Kuvendit,” tha ajo.

United Hospital

Sipas Gërvallës, problemi nuk qëndron te emrat e propozuar, por te mungesa e gatishmërisë së opozitës për të lejuar funksionalizimin e institucioneve. Ajo theksoi se “opozita nuk mund të na tregojë kë të propozojmë, ne zgjedhim kandidatin që mendojmë se e drejton më së miri këtë institucion.

“Edhe sot ishin dëshmitarë që përsëri edhe një kandidat, edhe një bllokim, edhe një dështim për konstituim të Kuvendit. Bllokimi nuk lidhet me emra të përveçëm, por me mosgatishmërinë e opozitës për të shkuar në konstituimin e Kuvendit, të qeverisë dhe të punëve të shumta që kemi përpara. Frika e opozitës nga qeveria Kurti 3 është shfaqur hapur gjatë shumë muajve të fundit dhe nuk ka më asnjë arsyetim i cili mund t’i bind qytetarët që qenka çështja për emra të përveçëm. Jo vetëm në futboll, por edhe në sfera të tjera nuk e përcakton kundërshtari se kë të propozojmë, ne propozojmë kandidatin që mendojmë që drejton më së miri këtë institucion. Nuk jemi në katalog ku opozita zgjedh ‘ky më pëlqen, ky jo’.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.