ARKATANA

Gërvalla bën thirrje të mos manipulohet dhe të paragjykohen motivet e plagosjeve në Shtërpcë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se plagosja e sontme në Shtërpcë është krim i papranueshëm.

Gërvalla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë.

Më tej, ajo ka thënë se përgjegjësi apo përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.Por, Gërvalla ka thënë se duhet ndalur tendencat për manipulimin apo paragjykimin e motiveve.Gërvalla u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve dhe ka ftuar për ruajten e qetësisë.

Postimi i plotë:

Hidromorava

“Zero tolerancë ndaj krimit!Plagosja e sotme në Shtërpcë e dy të rinjve, qytetarë të Republikës së Kosovës, përbën një krim të papranueshëm dhe të patolerueshëm. Përgjegjësi apo përgjegjësit e këtij krimi duhet dhe do të përballen me drejtësinë.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar intensivisht në sqarimin e rrethanave të plagosjes së dy të rinjëve në Shterpcë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe të duhur, pa lënë asnjë hapësirë për dilema. Duke e dënuar ashpër këtë krim, njëkohësisht bëj thirrje për ndaljen e çdo tendence të manipulimit dhe paragjykimit të motiveve.

Duke iu uruar dy të rinjve shërim sa më të shpejtë dhe familjeve të tyre kurajon dhe urtësinë për ta përballuar këtë situatë të rëndë për ta, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e individëve apo strukturave që shfrytëzojnë fatkeqësitë për të nxitur tensione pa asnjë bazë reale”, ka shkruar Gërvalla në llogarinë e saj në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.