ARKATANA

Gërvalla arsyeton “fshehjen” e shpenzimeve të Prindon Sadriut: Shpenzimet s’mund t’i ndajmë veç e veç

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se publikimi i shpenzimeve të ish të ngarkuarit si shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Shkup, Prindon Sadriut, ka qenë i pamundur për ministrinë.

Sipas Gërvallës, Ministria e Punëve të Jashtme ka mungesë të kapaciteteve për trajtimin e rasteve të shpenzimeve të secilit mision “veç e veç”.

Në një konferencë për media në Prishtinë të martën, Gërvalla ka deklaruar se shpenzimet do të publikohen si të plotë, në një periudhë afat-shkurtër kohore.“Ne kemi pasur një kërkesë. Ministria e Punëve të Jashtme, shpenzimet e misioneve i ka si shpenzime të misioneve, nuk janë të ndara individualisht. Nuk kemi kapacitetin sa i përket personelit momentalisht, prandaj edhe reforma në këtë institucion është edhe më e nevojshme. Shpenzimet nuk mund t’i ndajmë veç e veç”, tha Gërvalla.

FITORJA

Ajo premtoi se do të publikohen shpenzimet e secilit mision diplomatik të shtetit.“Unë mendoj që është diçka logjike dhe e thjeshtë: nuk kemi asnjë lloj interesimi që të mbajmë fshehur shpenzimet e askujt”, tha ajo.

Ministria e Punëve të Jashtme u ghobit me 13 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) për shkak të mos ofrimit të qasjes në dokumente publike ndaj portalit Insajderi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.