Mobi Casa

Gërvalla: Agresioni ndaj Ukrainës nga diktatori rus, Putin, na kujton kohën kur u sulmua Kosova nga liderë të ngjashëm brutalë të Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin, diktator, duke thënë se pushtimi i Ukrainës, i kujton kohën kur u sulmua Kosova nga Serbia.

Në një shkrim në Twitter, Gërvalla theksoi angazhimin e Kosovës për t’i dalë në ndihmë Ukrainës.

“Agresioni ndaj Ukrainës nga diktatori rus Putin na kujton kohën më të keqe në historinë tonë të re kur Kosova u sulmua nga liderë të ngjashëm brutalë të Serbisë. Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar dhe botën demokratike për ta fituar këtë luftë”, shkroi ministrja.

Mobi Casa

Ditë më parë, Gërvalla paraqiti edhe sanksionet e Kosovës ndaj Rusisë.

Këto sanksione përfshijnë ngrirje të aseteve bankare e masa tjera financiare e po ashtu sanksione për individ e akterët politik të përfshirë në marrjen e vendimit për agresionin rus në Ukrainë.

Sanksionet konsistojnë në: ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar, ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.