KKVITI

Gerhard Progni i siguron tri pikë Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilani dhe Feronikeli kanë zhvilluar javën e 28 në Superligën e Kosovës në futboll në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Në këtë përballje mjaft interesante “kuqebardhët” e Gjilanit kanë mposhtur mysafirët nga Drenasi me rezultat 1 0 me golin e Gerhard Prognit në minutën e 20 të ndeshjes.

Futbollistët e Gjilanit nga kjo ndeshje kanë mundur të shënojnë më shumë gola por edhe njëherë u dëshmua se “bardhëkuqet”, në repartin e sulmit po dështojnë edhe nga rastet më ideale para portave kundërshtare.

Në minutën e 20-të, sulmuesi Gehard Progni nga ndërprerja me gol të bukur mposht portierin mysafirë Avdylin, njiherit ky gol edhe përcakton ndeshjen e sotme.

Në minutën e 30-të, Keita Razak shpërdoron rast ideal nuk shënon në portën mysafire.

Pesë minuta më vonë Keita Rezak ndalet nga kapiteni Astrit Thaqi në zonë akordohet penallti Rezak gjuan nga penalltia por gjuajtja e tij përfundon mbi horizontalen e portierit Avdyli.

Eco Higjiena

Tek mysafirët rast ideal në minutën e 48-të, kishte Dabiqaj por gjuajtjen e tij e mbron Koliqi.

Në minutën e 58-të, Progni nuk shënon nga rasti ideal që kishte.

Raste të mira shënimi tek Feronikeli kishin për të shënuar Simonovski në minutën e 63 dhe Malaj në minutën e 68 por në dy rastet portën shpëton Enea Koliqi.

Me këtë fitore Gjilani zë pozitën e katërt me 43 pikë.

Trajneri i Gjilanit Ismet Munishi pas 90 minutave deklaroi:
“Jam i kënaqur me lojën, krijuam raste luajtëm shpejt bëmë edhe gabime, por mu dhimt Razak që e humbi penalltinë. Gjilani nuk ka asgjë negative duhet të rritet konkurrenca skuadra është fantastike e pamë si në sulm poashtu edhe në mbrojtje, gjynah që kemi dalur jashtë objektivave me këtë skuadër kishim bërë gjëra të mëdha”./rajonipress/