Fundamenti

Gërguri: Kemi kënaqësi që UBT është prezent në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Alban Gërguri, pronari i kompanisë “Trokit”, gjatë Panairit të Punës u shpreh se, punonjësit më të mirë në kompaninë e tij janë studentët e UBT-së.

Thuajse në çdo kompani takojmë të punësuar studentë të UBT-së, në këtë raste po e citojmë kompaninë “Trokit”, ku një pjesë e stafit të tyre janë student të UBT –së si Donat Xhemajli, Art Ramadani, Arlind Nushi, Shpat Ajvazi dhe Ditbardh Uka.

“Jemi mirënjohës dhe kemi kënaqësinë që UBT është prezent në Kosovë, dhe do ta vazhdojmë bashkëpunimin edhe me tej dhe kemi dëshirë që në të ardhmen të krijojmë një bashkëpunim edhe më të ngushtë” z. Gërguri.

FIDANISHTJA

Të gjithë studentët kanë filluar punën si praktikantë dhe tashmë gëzojnë pozita të mira profesionale si: Video Designer / Fotograf, Ëeb Designer, Ëeb developer, Graphic Designer etj.

Ndërsa njëri ndër studentët si Donat Xhemajli, i cili që katër vite punon në këtë kompani, dhe mban pozitën e Video Design & Fotograf, gjithashtu menaxhon departamentin e Video Produksionit, thotë se vazhdimi i studimeve në UBT e ka ngritur përpara në lidhje me menaxhimin dhe njohurit e reja në lidhje me punën që bën./rajonipress/

Albina Zeneli, Fakulteti Komunikim dhe Media