ARKATANA

Gërbeshët i hetojnë edhe gjermanët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Familja Gërbeshi e cila njihet në komunën e Vushtrrisë për fajde, nuk është e njohur vetëm për Prokurorinë e EULEX-it dhe gjyqësorin kosovar. Disa pjesëtarë të kësaj familjeje janë nën llupën e hetuesisë së shtetit gjerman.

Musa Gërbeshi (56) është i dyshuari kryesor për misionin EULEX në Kosovë në kuadër të pesëmbëdhjetë të dyshuarve që ky mision është duke i hetuar në Kosovë.

KKVITI

Trembëdhjetë nga pesëmbëdhjetë të dyshuarit në Kosovë janë nga familja Gërbeshi. Një pjesëtar i kësaj familjeje, Adem Gërbeshi, i cili ka shtetësi gjermane së bashku me Avdi Gërbeshin, janë duke u hetuar nga shteti gjerman, përkatësisht nga Bavaria Neu-Ulm KPIZ. Një pjesëtar tjetër i kësaj familjeje, Tahir Gërbeshi, është i dënuar për grabitje në Gjermani, madje me burgim që nga viti 2010 deri në vitin 2019.

Se pjesëtarët e familjes Gërbeshi janë duke u hetuar nga shteti gjerman, bëhet me dije në shkresat e lëndës së Gërbeshëve të cilat i posedon “Zëri”. Prokurorja e misionit EULEX, Neeta Amin, e cila u ka rënë në gjurmë krimeve të kësaj familjeje në Kosovë, thotë në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve se informatat që i ka shteti gjerman, do të kërkohen nga Prokuroria vendore./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.