ARKATANA

Georgievski: Nuk e njihja peshën e faktorit shqiptar

/ 15 minuta lexim
ARKATANA

Ish-Kryeministri maqedonas, Lupco Georgievski flet për Express lidhur me qëndrimet e veta në kohët kur ishte lider i partisë më të madhe nacionaliste maqedonase dhe Kryeministër i Maqedonisë. Flet për atë se si ai e sheh sot Maqedoninë, raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, zhvillimet në rajon, ardhmërinë e Kosovës.Express: Јu jeni njëri nga politikanët e rrallë në Maqedoni që pa doreza flet për disa nga çështjet më të n dijshme siç janë marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, identiteti maqedonas, emri, korrupsioni. A po ju dëgjon dikush?

L. Georgievski: Sipas të gjitha gjasave shumë pakë më dëgjojnë sepse unë jam i izoluar nga ato media të cilat janë nën kontrollin e Qeverisë, e ato janë praktikisht 80 përqind e mediave. Janë të ralla mediat të cilat më japin hapësirë dhe mundohem që hapësirën time ta gjej përmes mediave alternative, përmes atyre që akoma mbahen të pavarura. Megjithatë, unë seriozisht konsideroj se fjala ime rëndë depërton deri te masat më të gjëra në Maqedoni, sepse qartë shihet se vetë Qeverisë i pengon prezenca ime. Unë jam këtu që ti jap ato deklarata dhe mendoj se vërtet jam duke I aktualizuar cështjet të cilat duhet ti zgjidhim e jo ti fshehimusim.

Express: Njerëzit të cilët i mbajnë mend fillimet e juaja, formimin e VMRO-DPMNEsë, mbështetjen masive të qytetarëve, vitet si kryeministër, luftën në vitin 2001…thjeshtë nuk po ju njohin. Cka ndodhi me nacionalizmin e Lipco Georgievskit?

L. Georgievski: Shikoni, unë mundem t’u them se nga vetë fillimi, edhe skaj asaj se dikush bënte përpjekje të më mveshë njëfarë antishqiptarizmi, ideja themelore e cila e formoi VMRO-DPMNEnë ishte rrënimi i Jugosllavisë dhe ndërtimi i Maqedonisë së pavarur. Dhe, kur bëj analizë të situatës, mendoj se janë të rëndësishme disa cështje. E para është ajo se strukturat e ndryshme të shërbimeve sekrete infiltronin brenda brënda partisë individë të ndryshëm, të cilët kohë pas kohe, me parulla të ndryshme, britma, intervista dhe deklarata, e shndërronin VMRO-DPMNEnë në parti antishqiptare. Unë, personalisht, e mar mbi vehte si faj faktin se, duker ardhur nga Maqedonia lindore, ku praktikisht nuk kishte asnjë shqiptar dhe nuk isha në mundësi të ndjej realitetin e atij faktori, ndoshta nga fillimi e nënvlerësova forcën e komunitetit shqiptar në Maqedoni. Pra, jo në kuptim të asaj se doja të bëj ndonjë dëm, por mendoja se shqiptarët janë një pakicë në Maqedoni, si të gjithë të tjerët. Ndoshta nga ai aspekt, kisha një mungesë të vizionit. Megjithatë, me kalimin e kohës, ne kuptuam se ekspanzioni demografik i shqiptarëve e bëri të veten. Sot, kur e analizoj krizën e vitit 2001, them sene ishim të vetëdijshëm se shqiptarëve duhet t’u japim të drejta më të mëdha dhe si Qeveri kishim bërëdisa punë, siç janë Universiteti i Tetovës, kanali i tretë në Televizionin e Maqedonisë, fillimii i decentralizimit dhe shumë të tjera.Dhe, nëse vlerësojmë vitin 2001, mendoj se ishte koha e duhur për një faktorizim më të madh të shqiptarëve, mirëpo çdoherë parashtroj pyetjen se a kishte vallë nevojë për luftë? Sot e kësaj dite mendoj se nuk kishte nevojë për krizë, sepse 70% e atyre gjërave të cilat u shkruan në Marrëveshjen Kornizë, kishin filluar të realizoheshin. Sot, kur flasim për shqiptarët në Maqedoni, ajo që dua t’i mësoj ata maqedonas të cilët fjetën edhe gjatë formimimt të Maqedonisë së pavarur, edhe gjatë luftës së vitit 2001, është fakti se shqiptarët definitivisht janë faktor, dhe jo vetëm aq. Ata janë faktor serioznë Maqedoni dhe kjo duhet të respektohet. Këtë e them sepse dikush në Maqedoni po krijon iluzion se shqiptarët janë 14 ose 15 përqind. Mirëpo, absolutisht jam i mendimit se pozita gjeostrategjike e shqiptarëve ka ndërruar. Shqipëria edhe më parë ishte faktor, ndërsa tani edhe Kosova është faktorizuar në Ballkan dhe përfundimisht, po ndodh edhe ekspansioni i shqiptarëve brenda Maqedonisë.

Express:Mbeti një mister në opinion se a keni bërë vërtetë përpjekje me Arben Xhaferin ta riorganizoni hartën e Maqedonisë. A e ndatë atë, a i shtuat apo i hoqët pjesë, a planifikonit dyndje të popujve? Ju dhe Xhaferi e bëtë këtë plan apo Akademia e Shkencave e Maqedonisë? Apo ndoshta këto ishin vetëm përalla popullore maqedonase?

L. Georgievski: Un mund të them se për zotëri Xhaferin kam vetëm kujtimet më të mira. Mendoj se Xhaferi ishte edhe politikan edhe intelektual i cili, sipas meje, ishte ndër më të mirët në kampusin politik shqiptar. Mua më vjen keq që ai për shkak të sëmundjes së tij iku aq herët, mirëpo duhet t’u them se ai, nga aspekti i krizës së asaj kohe, bëri maksimumin që mund të bëhej për shqiptarët, por edhe për maqedonasit, sepse vendi dhe pozita e tij ishin brenda Maqedonisë. Sa i përket asaj idesë së famshme për shkëmbim teritoresh, un mendoj se ajo ide buroi nga disa qendra në Maqedoni. Shumë herë kam spjeguar atë në shumë intervista dhe nuk do të doja të kthehem. Ajo doli nga një arsye e thjeshtë – shqiptarët u çuan në kryengritje, morën armët. Nëse ata nuk donin të jetojnë me ne, atëherë pse duhej ne të jetojmë me ta kundër dëshirës? Si një martësë, mundet të vazhdojë deri sa dy palët kanë interes. Pra, ajo ishte ideja themelore, e cila nuk mund të them se hyri në fazë më serioze. Thjeshtë, ajo ishte vetëm nje ide e cila më tepër u promovua në disa media se sa vërtetë bisedohej rreth saj.

Express: Do të garoni në zgjedhjet parlamentare. Nëse hyni në parlament, çfarë risi do të ofrojë VMROPOPULLORE?

L. Georgievski: VMRO POPULLORE kyçet në këto zgjedhje me aspektin më radikal për komunitetn etnik maqedonas, e ky është kompromisi i shpejtë me grekët dhe integrimi i shpejtë në NATO dhe BE. Vlerësojmë se kjo është pozita të cilën e përfaqësojnë thuajse të gjitha partite politike shqiptare, por, nga ana e kampusit maqedonas, edhe ata të cilët dëshirojnë të zgjidhin këtë çështje, shkojnë me një platformë të mbështjellur, sepse vlerësojnë se ajo është shumë e keqe për rejtingun e tyre.Ne jemi të mendimit se nëse hyjmë në zgjedhje të parakohshme, nukkemi ofruar asgjënëse nuk zgjidhim atë problemin më të madh, i cili po na bllokon rrugën drejt NATO dhe BE-së. Ndryshe, ne jemi të mendimit se24 vjet merremi me atë problem dhe 24 vjet asgjë nuk ka lëvizur përpara. Madje, gjatë viteve të fundit, jo vetëm që nuk ka përparim, por ka situatë stagnuese lidhur me aderimin e Maqedonisë drejtë NATO dhe BE. Dhe, kur është kështu, ne themi se populli maqedonas duhet të bëjë një hap të madh përpara. Konsiderojmë se propozimi I fundit i zotëriut Nimic, “Republika e Maqedonisë së Epërme”, nuk mundet të dëmtojë në asnjë mënyrë atë që quhet identitet maqedonas dhe interesat maqedonase. Pra, Maqedonia duhet të bëjë atë hap dhedëshirojmë të inkurajojmë të gjitha partitë politike me këtë pozitë, sepse mendojmë se me NATO fitojmë siguri të përhershme, ndërsa me BE fitojmë shumë projekte ekonomike dhe përfundimisht edhe një faktor për qëllime të përbashkëta mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Nuk guxon të nënçmohet fakti se gjatë viteve të fundit, maqedonasit dhe shqiptarët jetojnë në shtet të njejtë, por janë gjithnjë e më largënjëri nga tjertri. Këtej, hyrja në NATO dhe BE do të ngjall motivimet e përbashkëta. Në të kundërtën, frikohem se nëse mbesim edhe 4 vite jashtë NATO dhe BE-së, në plan multietnik edhe më tepër do të ndahemi.

Express: Zgjedhjet parlamentare, i shihni dhe ju si farsë, ose arrini të dalloni një pëpjekje, para së gjithash të BDI-së, për të ndryshuar diçka në praktikën e deritanishme të zgjedhjes së presidentit të shtetit?

L. Georgievski: Mendoj se kjo kërkesë për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së kryetarit është kërkesë legjitime. Kjo nuk do të thotë se duhet të burojë nga një parti shqiptare, këtë mundet edhe partija maqedonase ta bën. Un kam shkruar për këtë që në vitin 2003, dhe kjo buron nga një disproporcion. E dini, nga njëra anë, presidenti zgjedhet nga qytetarët dhe kjo I jep një fuqi të madhe morale, ndërsa nga ana tjetër, kushtetuta thotë se ai nuk ka shumë të drejta, përkatësisht se Maqedonia është pikërisht ajo që quhet demokraci parlamentare. Në hapësirën politike të Maqedonisë, çdoherë ka pasur një lloj marrëdhëniesh të çuditshme mes presidentin dhe kryeministrit. Mes Kiro Gligorovitdhe Branko Cërvenkovskit, mes meje dhe Boris Trajkovskit ose mes Cërvenkovskit dhe Buçkovskit. Pra, çdoherë ka pasur një lloj gare mes këtyre dy funskioneve. Shikoni pra, kur u hap ky aspekti tjetër, përfaqësimi multietnik në këto pozita shtetërore… mendojmë se vërtet përmes ndryshimit të zgjedhjes së presidentit në parlamentin maqedonas,më shpejtë do të arrijmë deri te ajo kërkesë e BDI-së për kandidat konsensual, sepse në parlament do të vendoset ndryshe Poashtu mund të caktohet një nënkryetar, i cili, sipas një rregulle të pashkruar, do të jetë përfaqësues i komuniteteve etnike. Kështu që, mendoj se edhe këto interese do të plotësohen. Tani, në atë drejtim, ende nuk e kam të qartë këtë që po e bëjnë BDI dhe DPMNE. Kjo për mua nuk është një çështje tragjike, as për maqedonasit, as për shqiptarët dhe mendoj se mund të zgjidhet në mënyrë të qetë.

Express: Deklaruat se nuk ka asgjë të keqe në atë që njëra nga tri pozitat kyçe të shtetit t’u takojë shqiptarëve dhe, thjeshtë thënë, “mbetët i gjallë”. Madje, deklaruat se nuk do t’ju pengonte as një kryeministër shqiptar .A ka edhe ndonjë politikan maqedonas që do të guxonte të thoshte një gjë të këtillë?

Eco Higjiena

L. Georgievski: Njerëzit këtu janë bërë robër të disa skemave të vjetëruara, ndërsa partia qeveritare ende luan me to, edhe përskaj faktit se për shumë gjëra të tjera nuk ju pengon të bëjnë lëshime, si me BDI-në në rrastin konkret. Dikush vërtet po mundohet të bën problem nga çështja se a mund Kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar. Unë këtu nuk shoh problem. BDI përdor fjalën “konsenzual”, të cilin unë nuk e kuptoj, për shkak se unë njoh vetëm njerëz të aftë dhe të paaftë.Pra, duhet të flitet për njeriun. Për shembull, mes ekonomistëve shqiptarë, unë njoh 2-3 specialistë, të cilët vërtetë është gabim që Maqedonia nuk i përdor për qëllime më të larta shtetërore. Tek ne një kohë të gjatë është vuajtur nga ideja se njerëzit tanë janë ekspertë më të mëdhej se shqiptarët. Unë personalisht jam bindur se kjo nuk është kështu. Për shembull, zotëriu Besnik Fetai ka udhëhequr bisedimet me Organizatën Tregtare Botërore, ku kreu një punë të madhe. Një gjë që sot eksploatohet politikisht është masa ekonomike e Qeverisë për subvencionet ndaj bujqve. Askush nuk përmend se në marrëveshjen me Organizatën Tregtare Botërore, ku janë siguruar subvencionet, meritat më të mëdha i ka pikërisht zotëri Besnik Fetai si ministër i ekonomisë në vitin 2001.

Express: Do të pajtohemi me grekët ose do të vazhdojmë të shtojmë numrin e kuajve dhe luanëve prej bronxi?

L. Georgievski: Un mendoj se grekët na dëshmuan se janë shumë më të fuqishëm dhe kanë të kaluar diplomatike edhe në Amerikë, edhe ne Evrope, edhe në NATO, BE dhe më gjërë. Kur flas për atë problem, them se grekët e keqpërdorën pozitën e tyre dhe kjo është një fakt. Ata nuk kanë të drejtë, por e tërë bota funksionon sipas një drejtësie të dyshimtë. Pra, faktori i forcës dikton drejtësinë. Në këtë rast, ajo është Greqia. Mu për këtë them, nëse ne kemi ndonjë garancë se në 10 vitet e fundit do të ndryshohet diçka, ne do të durojmë edhe 10 vite. Mirëpo, unë nuk shoh se diçka do të ndryshon për 10 vite dhe ne mundemi të jemi vetëm më të dobët në çdo aspekt. Një ditë do të duhet të zgjidhim problemin e emrit. Më mirë tani se pas 10 viteve, ashtu siç ishte më mirë para pesë vitesh në Bukuresht bashkë me Kroacinë të kishim zgjidhur problemet. Tani do të ishim anëtarë të NATOs dhe BE-së dhe do të kishim qasje deri te të gjitha të hollat, fondet, kreditë.

Express:T’ju pyes, çka ndodhi me njerëzit me orientim pro-bullgar nga VMRO-DPMNE ejuaj,kishit mjaftë të atillë rreth vehtes dikur kur ishit lider I asaj partie ?

L. Georgievski: Unë them se krahu më i madh pro-bullgar dhe njerëzit e tillë, sot gjenden në DPMNE. Një pjesë e tyre u bënë maqedonas antik. Nuk e di se a bëhet fjalë për karakterin e njerëzve, ose vërtetë i ka bindur dikush se janë maqedonas antik, por unë jam i mendimit se Maqedonia ende ka qëndrime ndaj Bullgarisë që bazohen nëskemat e vjetra komuniste. Ne sikur po jetojmë 20 vite në demokraci, por disa gjëra kanë mbetur në kodin tonë nga ana e Jugosllavisë komuniste, ende nuk mundemi t’i tretim dhe nuk jemi në gjendje të mendojmë me një diapason më të gjërë demokratik.

Express:A është e vërtetë se ju i pari e keni pranuar Hashim Thaçin në vizitë zyrtare?

L. Georgievski: Unë mendoj se ishte ashtu. Nga vizitat e tija ndërkombëtare, mendoj se ishte ajo vizita e tij e parë në Maqedoni. Ai kishte komunikim me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë edhe më parë, por, me ndryshimin e situatës kur u bë kryeministër, kjo ishte vizita e parë. Vizita e tij ishte me qëllim të kthimit të shqiptarëve të Kosovës të cilët gjendeshin në Maqedoni. Asokohe, OKB përpiloi një program, sipas të cilit, nëse mbaj mend mirë, njerëzit duhej të ktheheshin për një vit. Kjo gjë nuk ishte shumë logjikë as për ne, as për Kosovën, nuk e kishim të qartë pse kishte nevojë për aq shumë kohë. Sidoqoftë, ishte ai njëri nga momentet e para kur Kosova po zgjidhte problemet si shtet.

Express:Cili është mendimi juaj për Kosovën e sotme dhe perspektivat e këtij shteti?

L. Georgievski: Kosova tani më u etablua si shtet. Me këto marrëveshjet e fundit, Sërbia defakto pranoi Kosovën. Tani, mbet që kjo të formalizohet.Supozoj se me hyrjen e Sërbisë në BE, ky do të jetë parakushti i fundit, ashtu siç tani Maqedonia kushtëzohet me çështjen e emrit. Mendoj se nuk ka kthim prapa në këtë aspekt. Vërehet se disa qarqe ekstreme ende jetojnë në iluzion, por kjo storje ka përfunduar. Tani duhet të zgjidhet stabiliteti i brendshëm I Kosovës dhe prosperiteti ekonomik. Këto janë ato gjëra të cilat kanë domethënie për të gjithë ne në rajon dhe vetë qytetarët e Kosovës. Mes Maqedonisë dhe Kosovës ka potencial të fuqishëm ekonomik,po punohet në autobanin Prishtinë – Shkup. Unë një herë në vit kaloj inkognito në Kosovë, për të hedhur një sy zhvillimit të sajë dhe vlerësoj se në plan infrastrukturor, Kosova ka përparuar mjaft viteve të fundit.

Express:Shqiptarët po e pranojnë Maqedoninë si shtet, identitetin, emrin, flamurin, gjuhën, kishën. Megjithatë, krijohet përshtypja se shumë njerëz në Maqedoni nuk i konsiderojnë shqiptarët si fqinjë mjaft të mirë?

L. Georgievski: Flisni për Shqipërinë si shtet? Unë mendoj se Maqedonia ka marrëdhënie relativisht korekte me Shqipërinë, me përjashtim të periudhës së vitit 2001. Megjithatë, pas asaj, mendoj se marrëdhëniet janë përmirësuar. Mirëpo, ato nukjanë ideale dhe nuk mund të quhen më të mirat. Këtu përsëri mendoj se hyn ajo skema e vjetër jugosllave e cila vazhdon të funskionon. Pra, ky qëndrim nuk është vetëm drejt Shqipërisë. Maqedonia mbahet me atë skemë – maksimalisht e hapur në drejtim të fqiut verior, pra ndaj Sërbisë, ndërsa relativisht e mbyllur drejt të gjithë fqinjëve të tjerë dhe Shqipëria është në mesin shteteve të tjera. Pra, Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Kosova kanë një trajtim, ndërsa Sërbia ka trajtim të posaçëm. Gjatë kohës sime, unë bëra përpjekje të ndërroj atë situatë, por kjo shpejt u kthye në formën e mëparshme. Mendoj se të gjitha këto marrëdhënie kanë kapacitet të jenë në nivel më të lartë gjatë tërë kohës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.