Eko Higjiena

Gentrit Murseli, befasia e LDK-së në Gjilan

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka bërë publike kandidaturat për deputetë në afatin e paraparë, duke reflektuar optimizëm dhe mobilizim përmes paraqitjeve të tij në rrjetet sociale. Megjithatë, njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë se LDK-ja në Gjilan ka nevojë për një qasje më dinamike dhe më afër qytetarit, sidomos në terren dhe në zonat kufitare të komunës.

Më lejoni t’ju njoftoj për pesë kandidaturat e Degës së Gjilanit për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit: unë, bashkë me dr. Besim Guda, Gentrit Murseli, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Drenushë Maloku Bejtullahu ka shkruar Lutfi Haziri.

Në mesin e kandidatëve të prezantuar, Gentrit Murseli konsiderohet si figura më e re dhe risia më interesante nga tabori i LDK-së në Gjilan. Ai shihet si një kandidat me potencial për të tërhequr votuesit e rinj dhe për të sjellë energji të re në elektoratin gjilanas. Njohësit e rrethanave politike lokale vlerësojnë se, nëse arrin të mobilizojë mbështetjen në Gjilan, Murseli mund të jetë një nga surprizat pozitive të kësaj gare zgjedhore.

Luta se ka shumë telashe për vete sepse merr vota edhe nëpër qendrat tjera të Kosovës, duke qenë edhe nënkryetar i LDK-së në qendër.

Lutfi Haziri duhet ta përkrah këtë ekip me buxhet e vepra dhe jo të mendojë vetëm për vete, duke i lënë të tjerët në baltë siç ndodhi me Arbër Ismajlin.

Luta duhet ta kuptojë se ka kaluar koha kur qytetari e ka pritur tërë natën kur po del nëpër televizione nëpër debatet e natës. Tash është kohë tjetër sepse terrenin Luta e ka shumë mbrapa duke mos e kontaktuar derë më derë.

Edhe Valentina Bunjaku-Rexhepi shihet si një emër me potencial elektoral, megjithëse vlerësohet se fushata e saj duhet të jetë më intensive në terren dhe më afër strukturave e qytetarëve, përtej aktiviteteve rutinore politike.

ARKATANA

Sa i përket Besim Gudës, njohësit politikë konsiderojnë se ai duhet të ndryshojë strategjinë e komunikimit me elektoratin, duke qenë më aktiv në prezantimin e ideve dhe vizionit të tij politik për qytetin dhe rajonin.

Në anën tjetër, Drenushë Maloku-Bejtullahu mbetet një emër më pak i njohur për elektoratin gjilanas, ndonëse kandidatura e saj konsiderohet pjesë e përpjekjeve të LDK-së për përfaqësim më të balancuar gjinor.

Analistët lokalë vlerësojnë se Lutfi Haziri duhet të investojë më shumë në mbështetjen dhe promovimin e ekipit të tij politik, duke shmangur perceptimin se fokusi kryesor mbetet vetëm tek figura e liderit.

Po ashtu, konsiderohet se edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhet të orientojë më shumë fushatën drejt kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët, duke ndërtuar komunikim më të afërt dhe më autentik me elektoratin.

Në këtë kontekst, rikujtohet shpesh modeli politik i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, i cili njihej për komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe mediat lokale, duke ndërtuar afërsi dhe besim publik përmes thjeshtësisë dhe dialogut.

Lexojeni postimin e Lutfi Hazirit:

DK jep dashni, dije, përgjegjësi dhe bashkëpunim me të gjithë ata që e duan Zotin, Republikën e Kosovës dhe të ardhmen e saj stabile, të zhvilluar ekonomikisht, me mirëqenie sociale dhe demokraci të zhvilluar.
Një proces i ri zgjedhor për Republikën. Jemi bashkuar në dallimet tona për rrugën më të mirë, por me një qëllim të vetëm: rikthimin e madh të LDK-së për Kosovën.
Më lejoni t’ju njoftoj për pesë kandidaturat e Degës së Gjilanit për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit: unë, bashkë me dr. Besim Guda, Gentrit Murseli, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Drenushë Maloku Bejtullahu.
Zotohemi se do të jemi zëri juaj më i fuqishëm në Kuvendin e Republikës. Në veçanti, do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit dhe Anamoravës.
Na priftë e mbara. LDK, besë e shpresë për Kosovën!

VjosaOsmaniSadriu

LumirAbdixhiku

LutfiHaziri

BesimGuda

GentritMurseli

ValentinaBunjakuRexhepi

DrenusheMaloku