United Hospital

Gentjan Mezani rrëfehet për shumë gjëra që i përjetoi në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, i cili para dy ditësh dha dorëheqje nga “bardhekuqët” e Gjilanit e cila u aprovua nga krerët e Gjilanit, është rikthyer në qytetin e tij në Vlorë të Shqipërisë.

Mezani për afro dy vite të kaluara në futbollin e Kosovës dhe në qytetin e Gjilanit është rrëfyer për “Rajoni Press”.
“Futbolli i Kosovës mendoj sidomos në këto dy vite të fundit ka pasur rritje të vazhdueshme të cilësisë, pasi kanë ardhur shumë futbollist cilësor në futbollin e Kosovës, por e veçanta e gjithë kësaj presidentët e klubeve po bëjnë investime të mëdha për të mirën e futbollit”.

Mezani ka bërë të të ditur se në qytetin e Gjilanit ka kaluar siç është më së miri.
“Nuk kam fjalë për ta përshkruar mirësinë e njerëzve që gjeta në qytetin e Gjilanit, në këtë vend gjeta njerëz të mrekullueshëm dhe një qytet të mrekullueshëm që do të mbesin gjithmonë në memorien time”.

Trajneri Vlonjat, Mezani, ka qenë i zhgënjyer me paraqitjen e disa futbollistëve në skuadrën e tij.
“Nuk mundem ta them se ishin zhgënjyes, por disa futbollist kanë mundur shumë më tepër të japin, por s’mundem t’ju them emrat por ata e din vetë”.

ARKATANA

Për trajnerin Mezani lidhja me presidentin e SC Gjilani, Florim Zuka, ka qenë më tepër se profesionale.
“Po e përsëris edhe një herë publikisht, për presidentin Florim Zuka mundem të them se Kosova vështirë ka burra të tillë çfarë është Florim Zuka, ai është njeri i jashtëzakonshëm, njeri shumë serioz e shumë korrekt, dhe mendoj se fjalët janë të pakta për të”.

Trajneri Mezani ka disa fjalë për “Skifterat”, duke theksuar se nuk e kam mbyllur përgjithmonë me Gjilanin.
” Jo, unë nuk do të thotë që u largova tani dhe mbylla gjithçka me Kosovën e SC Gjilanin, marrëdhëniet e mija me “Skifterat” janë të mrekullueshme edhe pse disa individ jo dashamirës të klubit kanë spekuluar se mundem të jem trajner i rivalit Drita, por në këto momente do të ishte e vështirë të ndodhte një gjë e tillë”.

Ish-trajneri i SC Gjilanit, Mezani, ka lavdëruar punën e të gjithë trajnerëve të Superligës.
“Superliga e Kosovës i ka të gjithë trajnerët shumë të mirë, ata të gjithë e bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, por dikush ka pak më tepër fat, e në sport fati gjithmonë luan një rol të madh në karrierë”.

Trajneri Gentjan Mezani me të ndarë bashkëpunimin me Gjilanin, në adresën e tij kanë mbërritur shumë oferta nga klubet e mëdha të Shqipërisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.