Fundamenti

Gentjan Mezani: Kërkoj përgjegjësi nga futbollistët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Trajneri nga Vlora, Gentjan Mezani, këto ditë me gjithë stafin e tij ka mobilizuar skuadrën e tij për sfidën e madhe të barazhit, kundër Besës së Pejës e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tekniku Gjilanas thekson se futbollistët e tij në këtë ballafaqim duhet të kenë përqendrim dhe përgjegjësi të madhe gjatë 90 minutave të kësaj sfide të vështirë.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe në asnjë moment nuk do ta nënçmojmë kundërshtarin sepse ata nuk kanë se çka humbin, ne maksimalisht kemi analizuar çdo pjesë të kundërshtarit ndërsa nga futbollistët e mijë kërkoj përqendrim dhe secili futbollist të marrë përgjegjësin e vet sepse vetëm në këtë mënyrë do të dalim faqebardhë nga kjo sfidë”, thekson Mezani.

Uji Dea

Trajneri Mezani ka edhe një apel drejtuar tifozëve të skuadrës,”Skifterat”, për ballafaqimin e nesërm.
“Ju jeni futbollisti i ynë i 12-të, ashtu keni qenë gjatë tërë kampionatit dhe nesër së bashku me ju kërkoj ta tejkalojmë këtë sfidë dhe të jeni shembull në tifozerin Kosovare ashtu siç dini dhe mundeni dhe së bashku t i gëzohemi fitores”./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.