Uji Dea

Gentjan Mezani: Kemi një projekt të ri, shpresoj ta qojmë përpara

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Trajneri nga Vlora, Gentjan Mezani me skuadrën junior, arriti ta nxjerr një pikë ndaj Prishtinës, skuadër e cila konsiderohet si skuadra më e papërshtatshme për ‘Skifterat’.

Trajneri Mezani ishte zyrtarizuar për herën e pare në Gjilan me 20 mars 2019, duke ju prirë SC Gjilanit dhe duke e shpëtuar në barazh duke mposhtur Besën e Pejës me rezultat 1-0.

Me të filluar stinori 2019/20, paralajmëron se skuadra e tij do të jetë “arrë e forte” dhe këtë e dëshmoi duke u shpallur nën-kampion me pikë të barabarta me rivalin lokal Dritën, dhe duke e dërguar SC Gjilanin në garat evropiane ku kishte mposhtur Tre Penneb, ndërsa në ndeshjen e dytë kishte pësuar nga Apoel Nicosia.

Në stinorin 2020/21 pas 15 xhirove me 30 nëntor, Mezani dhe Gjilani ndajnë rrugët. Rikthimi i tij në pankinën e SC Gjilani për herë të dytë, ka rritur shpresat e tifozëve të kësaj skuadre se trajneri nga Vlora me projektin e ri të SC Gjilani do të arrijë qëllimet e tyre.

“Për mua është kënaqësi e veçantë rikthimi im në SC Gjilani. Ne, së bashku, kemi një projekt të ri duke shpresuar se do ta qojmë sa më larg që është e mundur, duhet kuptuar që është një projekt i ri dhe çdo gjë që është e re do kohë të realizohet”, thekson Mezani.

Hidromorava

Trajneri Gentjan Mezani ka theksuar se primare tani është konsolidimi i skuadrës dhe nuk kanë primare inkuadrimin në garat evropiane. “Skuadra për momentin është me futbollist të rinjë. Ne nuk kemi asnjë presion, duhet vetëm të punohet, ku kem arritur të bëjmë disa përforcime. Si skuadër nuk kemi imperiative garat evropiane. Me gjithë akterët e klubit shpresoj se me punë do ti arrijmë qëllimet tona, pasi udhëtimi në një kampionat është shumë i gjatë, por ne do të presim momentet tona pasiqë skuadra ka disa elemente të mira”.

Tutje, Mezani ka theksuar se vetëm me punë serioze dhe me mbështetje të tifozëve “Skifterat”, do të arrihen qëllimet. “Dua që së bashku me stafin tim vetëm me punë serioze të dëshmohemi dhe rezultatet nuk do të mungojnë.

Tifozët ‘Skifterat’, janë forca jonë e padiskutueshme, ku do të na mbështesin në të mirë e në të keq, siç na kanë përkrahur gjithmonë, ndërsa pjesën tjetër duhet ta dëshmojmë unë bashkë me futbollistët në fushë”.

Gentjan Mezani ka drejtuar Gjilani në 64 ndeshje duke arritur 32 fitore 14 humbje dhe 18 barazime./rajonipress/