Uji Dea

Gentjan Mezani: Gjilani po ndërtohet për të qenë më i miri në Superligë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Trajneri nga Vlora, Gentjan Mezani, i cili shumë pak po ekspozohet në mediat kosovare po punon me vrullin më të madh me skuadrën e tij Gjilanin për sfidat të cilat do ta presin në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri Mezani, fjalë pak e punë shumë, ka shpalosur për përforcimet në skuadrën “bardh e kuq” si dhe objektivat për sfidat e reja në Superligë.
“Në skuadër kemi ofruar futbollist kualitativ dhe mendoj se skuadra është përforcuar për momentin aty ku kemi pasur zbrastesira të mëdha, por së bashku me krerët e skuadrës po punojmë që brenda disa ditësh të sjellim edhe ndonjë përforcim kualitativ dhe në këtë drejtim jemi shumë afër me disa futbollist”, ka theksuar trajneri nga Vlora, Mezani.

Se cilat do të jenë synimet e “bardh e kuqëve” në Superligën e Kosovës, trajneri Mezani ka bërë të ditur se objektivi kryesor do të jetë pozitat të cilat dërgojnë në Kupat Europiane.

Uji Dea

“Ne jemi duke punuar me intensitet të lartë, me të gjithë futbollistët gjerë më tani jam i kënaqur me angazhimin e tyre edhe pse kemi ende kohë për tu përmirësuar, ne po ndërtojmë një skuadër për të qenë më e mira në Superligën e Kosovës, shpresoj shumë me punën që po bëjmë gjithsesi.

objektivi kryesor i yni është pozitat që dërgojnë në Kupat e Evropiane por do të jemi “arrë” e fortë për çdo kundërshtar me të cilët do të ballafaqohemi”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.