Fundamenti

Gentjan Mezani: Drenica e papërshtatshme, por pikët mbesin në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Skuadra e Gjilanit javën e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, e zhvillon në stadiumin e saj ndaj Drenicës së Skenderaj, ndeshje mjaft me vlerë për skuadrën e Gjilanit për kreun e tabelës, ndërsa mysafirët nga Skenderaj kërkojnë një pikë të madhe për mbijetesë.

“Bardhekuqët” e Gjilanit pas fitorës ndaj Prishtinës në mesjavë, në këtë ballafaqim kërkojnë tri pikë të reja kur kanë mbetur edhe tri javë gjerë në përfundim të kampionatit.

Për trajnerin e “bardhekuqëve”, Gentjan Mezani, takimi i nesërm përpos fitores alternativë tjetër nuk ka.
“Skuadra e Drenicës është një skuadër me individ të mirë, ata dinë se çka kërkojnë në fushë gjatë 90 minutave, Drenica është një skuadër e cila bën befasira të dorës së parë me paraqitjet e tyre të mira, por ne i kemi llogaritë tona dhe përpos tri pikëve të reja nga kjo ndeshje për ne do të thotë dështim, por ne si skuadër jemi të përgatitur si nga ana psikologjike poashtu dhe fizike dhe alternativë tjetër ska përpos fitorës”.

Eco Higjiena

Gjilani në tabelë pozicionohet në pozitën e tretë me 58 pikë.

Takimin në Gjilan do ta drejtoj Gramoz Shala me ndihmësit Arton Latifi, Erduan Baliqi e Ilir Mehmeti.

Takimi në mes Gjilanit dhe Drenicës, zhvillohet ditën e diel në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe takimi fillon në ora 17:00.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.