United Hospital

Gentjan Mezani: Do të japim më të mirën tonë për rezultat pozitiv

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në mesjavë të mërkurën, në stadiumin e qytetit në Gjilan do të zhvillohet derbi i javës së 29-të, i Superligës së Kosovës në futboll në mes Gjilanit e Prishtinës.

Ky ballafaqim i rivalve të vjetër mund të qartëson gjithçka në renditjen tabelare, pasi që çdo humbje eventuale e këtyre dy skuadrave do të thotë një hap larg titullit dhe daljes në garat evropiane.
“Bardhëkuqet” e Gjilanit, janë të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje të rëndësishme, ndërsa trajneri i “bardhekuqëve”, Gentjan Mezani, para kësaj sfide të rëndësishme për “RajoniPress”, ka dekaruar.

“Nesër do të zhvillojmë ndeshjen ndaj Prishtinës si të gjitha ndeshjet e radhës që i kemi zhvilluar gjerë më tani, do të jetë një ballafaqim mjaft interesant pasiqë do të ballafaqohen dy skuadra që kanë në mesin e tyre futbollist mjaft cilësor, ne do të japim maksimumin për rezultat pozitiv për tu forcuar edhe më shumë në kreun e tabelës, për këtë janë të vetëdijshëm edhe futbollistët të cilët do ti qasen kësaj ndeshje për rezultat pozitiv”.

UBT

Trajneri Mezani, ka theksuar se është shumë dëm i madh që ky derbi zhvillohet pa shikues.
“Jemi të vetëdijshëm për pandeminë por një derbi i tillë të zhvillohet pa prezencën e tifozëve “Skifterat” është i mangët, por ne në fushën e blert për 90 minuta do të japim gjithçka nga vetja që tifozët tanë t`i gëzojmë me rezultat pozitiv”.

Për skuadrën e Gjilanit, Prishtina është “macë e zezë”, pasiqë që nga viti 1999 Gjilani vetëm një herë e ka mposhtur në ndeshje kampionale Prishtinën në vitin 2016 duke e mposhtur me rezultat 1-0.

Nga 36 përballjet kampionale Prishtina ka arritur 24 fitore, 11 barazime dhe vetëm një humbje me gol dallim 58-17./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.