ARKATANA

Gentiana, shqiptarja tjetër në “The Voice of Germany”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në spektaklin gjerman në vazhdime „The Voice of Germany 2013″, janë duke u profilizuar njëkohësisht dy vajza të talentuara shqiptare. Albulena Krasniqi dhe Gentiana Mërturi, njëra nga Hamburgu, tjetra nga Munihu kanë entuziazmuar jurinë dhe publikun e këtij spektakli të madh.

Gentiana ka vetëm 17 vjet dhe, në mbrëmjen e fundit ka kënduar me shumë ndjenjë dhe njëherësh me pjekuri këngën “R.I.P”. të bashkatdhetares së saj të famshme, Rita Ora.

Këngëtarja e famshme gjermane Nena, e cila është në jurinë e “The Voice of Gjermany” i është drejtuar asaj me fjalët “Është e pabesueshme se sa bukur po këndon”.

Njësoj në superlativ për vajzën e re është shprehur edhe BossHoss. Ajo ishte në dilemë se në grupin e cilit/cilës këngëtar/e të vazhdonte për të trajnuar, por ndërkohë BossHoss ia ka hequr dilemën, duke e zgjedhur atë ashtu si dhe Albulena Krasniqin.

FITORJA

Ajo që i duhet Gentianës, të gdhendë në këndim sipas jurisë, është përsosja e anglishtes, aq e nevojshme për muzikën moderne.

Pas suksesit të arritur, Gentiana është shprehur se nuk kishte shpresuar se do të arrinte deri aty. Vetëm tash ajo e ka filluar të kuptojë ngadalë se sa bukur di të këndojë.

Të enjten dhe të premten (më 14 dhe 15 nëntor) ajo sërish do të përballet me rivalet e saj në “The Voice of Germany” në ProSieben dhe Sat1. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.