United Hospital

Gentiana Shabani viziton tri qendra të vendvotimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetarja e Lëvizjes Qytetare Vatra njëherit koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë znj. Gentiana Shabani, ka vizituar sot tri (3) qendra të vendvotimit në Kosovën Lindore, me rastin e zgjedhjeve lokale dhe nacionale në këtë pjesë.

Ajo ka vizituar qendrën e votimit në fshatin Zarbincë, në fshatin Muhoc dhe qendrën e votimit në fshatin Breznicë, ku ka takuar qytetarë të shumtë të cilët sot iu kanë drejtuar kutive të votimit, me të cilët ka biseduar për vështirësitë për dalje deri tek vend votimet.

Ajo gjithashtu u interesua nga koordinatorët e qendrave të votimit rreth daljes së numrit të qytetarëve në votime, numrin e qytetarëve me të drejtë vote dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Nga koordinatori i qendrës së votimit në Zarbincë ajo ka mësuar se të drejtë vote kanë pasur 1492 persona, ndërsa deri orët e para të mëngjesit qendrës së votimit iu kanë drejtuar mbi 150 qytetarë, ky numër na bën me dije se qytetarët e kësaj ane janë të interesuar që të kryejnë obligimin e tyre qytetarë.

ARKATANA

Numër pak më i lartë i qytetarëve iu ka drejtuar edhe qendrës së votimit në fshatin Muhoc të Malësisë së Bujanocit, që konsiston në numër të kënaqshëm të votuesve në këtë anë.

Poashtu, ajo ka vizituar qendrën e votimit në fshatin Breznicë të Komunës së Bujanocit, ku për së afërmi u informua nga koordinatori i kësaj qendre dhe monitorues të organizatave të ndryshme për numrin e votuesve, daljen e tyre për votim etj.

Një numër i konsiderueshëm i votuesve tanimë e kishte mbaruar procesin e votimit. Deri rreth orës 13.00 në këtë qendër kishin votuar 305 votues nga 1480 qytetarë me të drejtë vote.

Kryetarja Shabani ka zhvilluar biseda me shumë qytetarë që kanë dalur për të votuar dhe i ka falënderuar përzemërsisht për dalje masovike në këto zgjedhje, sepse kështu edhe njëherë dëshmojmë se Bujanoci dhe Presheva ka qenë dhe është e shqiptarëve dhe meriton të udhëhiqet nga shqiptarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.