Mobi Casa

Gentiana Shabani viziton Medvegjën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të hënën koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, znj. Gentiana Shabani ka zhvilluar takim në Komunën e Medvegjës, ku u prit nga ndihmësja e kryetarit të Komunës së Medvegjës zonja Leme Xhema dhe zëvendës kryetari i kuvendit Komunal në Medvegjë z. Florim Sahiti njëherit kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Medvegjë.

Zonja Lema dhe zotëriu Sahiti në fillim të takimit e njoftuan koordinatoren për jetën politike, ekonomike, sociale dhe arsimore në Komunën e Medvegjës, për të drejtat e shqiptarëve në këtë Komunë dhe numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të cilët punojnë në institucionet komunale në Medvegjë.

Uji Dea

Ndërsa koordinatorja Shabani e informoi për punën e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, aktivitetet e fundit të zyrës dhe sfidat nëpër të cilat po kalojnë qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore. Ajo njëkohësisht kërkoj nga nikoqirët e takimit zonja Lema dhe z. Sahiti, krijimin e urave ndërlidhëse në mes Komunës së Medvegjës dhe institucioneve zyrtare në Republikën e Kosovës, konkretisht me Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me qëllim që të jemi sa më afër këtyre qytetarëve dhe bashkërisht të mundohemi të gjejmë modusin adekuat për zgjidhjen e problemeve shumë vjeçare të qytetarëve të Kosovës Lindore.

Në fund të takimit, palët u dakorduan që bashkërisht të krijojnë argumente juridike dhe të gjejnë solucionin më imediat për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të dëbuar të Kosovës Lindore të cilët jetojnë në Republikane Kosovës, e të cilëve fatkeqësisht kohëve të fundit pushteti serb ka filluar edhe t’ua pasivizoj vendbanimet dhe disa nga ta edhe t`i shlyej nga listat e gjendjes civile në Serbi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.