Gentiana Shabani takon Ragmi Mustafën e Jonuz Musliun

Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pranë zyrë së kryetarit të Komunës së Gjilanit, znj. Gentiana Shabani, të mërkurën ka vizituar kryetarin e Komunë së Preshevës z.Ragmi Mustafa në nder të përvjetorit të tretë të heqjes së lapidarit të dëshmorëve nga Komuna e Preshevës në mënyrë mizore nga xhandarët serb.
Në bashkëbisedim koordinatorja e informoi kryetarin Mustafa për të gjitha problem që po ballafaqohen qytetarët e Kosovës Lindore të cilët janë dëbuar në Kosovë me theks të veçantë çështja e dokumentacionit, shtetësisë e probleme të tjera.
Ajo njëherit i kërkoj bashkërendim të veprimeve dhe krijimin e urave ndërlidhëse në mes Komunës së Preshevës dhe Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kryetari Mustafa i premtoj bashkëpunim të plotë koordinatores në zgjidhjen e problemeve të këtyre qytetarëve sa më shpejt që te jetë e mundur.
Në fund koordinatorja Shabani, kryetari Mustafa dhe kryetari i Këshillit Nacional Jonuz Musliu bën homazhe dhe vendosën kurora lule pranë lapidarit të dëshmorëve të kombit./rajonipress/